Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025

February 6, 2026

Psalm për të pagjeturit

February 6, 2026

Premiera “Kabare 1999”, shfaqje që ka zgjuar interesim të madh te artdashësit

February 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025
  • Psalm për të pagjeturit
  • Premiera “Kabare 1999”, shfaqje që ka zgjuar interesim të madh te artdashësit
  • Pensionohet Prof. Dr. Naim Mustafa pas një karriere të shquar akademike dhe institucionale
  • Vitia dhe Saint-Julien-en-Genevois nënshkruan marrëveshje binjakëzim
  • Komuna e Kamenicës me çmim për digjitalizim, komuna me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë
  • Gjilan: Janë ngrirur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale
  • Mbi 50 aksidente trafiku për një ditë në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Pensionohet Prof. Dr. Naim Mustafa pas një karriere të shquar akademike dhe institucionale
Lajme Lokale

Pensionohet Prof. Dr. Naim Mustafa pas një karriere të shquar akademike dhe institucionale

adminBy adminFebruary 6, 2026Updated:February 6, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt një organizim solemn me rastin e pensionimit të Prof. Dr. Naim Mustafës, njërit nga profesorët me kontribut të veçantë në zhvillimin akademik, shkencor dhe institucional të universitetit. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtuesit e universitetit, stafi akademik dhe administrativ, studentë, si dhe familjarë të profesorit.

Me këtë rast, në fjalën hapëse të këtij organizimi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Xhevat Sopi, vlerësoi lart rrugëtimin profesional të Prof. Dr. Naim Mustafës, duke theksuar se ai është shembull i përkushtimit akademik dhe seriozitetit profesional, i cili ka kaluar me sukses të gjitha etapat e karrierës universitare, nga ligjërues e profesor asistent, deri në Profesor të rregullt. Dekani Sopi theksoi kontributin e tij shumëvjeçar në mësimdhënie, zhvillimin e programeve studimore, proceset e akreditimit dhe riakreditimit, si dhe në kërkimin shkencor dhe botimet akademike.

Në këtë organizim solemn, fjalim mbajti edhe Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i cili në emër të institucionit shprehu mirënjohje të thellë dhe respekt të veçantë akademik për kontributin shumëdimensional të Prof. Dr. Naim Mustafës. Rektori theksoi se Prof. Dr. Mustafa përfaqëson një profil të plotë akademik, i cili universitetin e ka konceptuar jo vetëm si hapësirë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por edhe si institucion publik me mision shoqëror dhe shtetëror. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e profesorit në qeverisjen universitare, si prorektor për Buxhet Financa dhe Infrastrukturë, në proceset e akreditimit institucional, si dhe realizimin e projekteve strategjike për zhvillimin afatgjatë të universitetit.

Fjalë falënderuese mbajti edhe vetë Prof. Dr. Naim Mustafa, i cili me emocione të veçanta shprehu mirënjohje të thellë për familjen e tij, duke e cilësuar atë si mbështetjen më të fortë gjatë gjithë rrugëtimit profesional. Ai falënderoi bashkëshorten për përkushtimin dhe mbështetjen e pandërprerë, fëmijët dhe familjet e tyre, si dhe nipërit e mbesat, të cilët i cilësoi si gëzim dhe forcë shpirtërore. Prof. Dr. Mustafa shprehu falënderime të veçanta për drejtuesit institucionalë, kolegët e Fakultetit Ekonomik dhe fakulteteve të tjera, personelin administrativ dhe studentët, duke theksuar se ata kanë qenë motivimi kryesor i angazhimit të tij në mësimdhënie.

Gjatë ceremonisë, urime dhe fjalë mirënjohjeje për Prof. Dr. Naim Mustafën shprehën edhe kolegët dhe stafi i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilët vlerësuan kontributin e tij të çmuar, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndër vite, duke i uruar pensionim të shëndetshëm.

Me emocione të veçanta, në emër të familjes, një fjalë falënderimi mbajti edhe vajza e profesorit, Bardha Mustafa, e cila shprehu mirënjohje për universitetin, kolegët dhe studentët për respektin, vlerësimin dhe përkrahjen e treguar ndaj babait të saj gjatë gjithë karrierës akademike, duke theksuar se këto vlerësime për familjen përbëjnë një nder dhe krenari të veçantë.

Në përmbyllje, u theksua se pensionimi i Prof. Dr. Naim Mustafës shënon përfundimin e një etape formale të angazhimit profesional, por jo edhe të lidhjes së tij me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ku ai do të mbetet gjithmonë pjesë e pandashme e familjes akademike./Gjilani INFO/

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025

February 6, 2026

Vitia dhe Saint-Julien-en-Genevois nënshkruan marrëveshje binjakëzim

February 6, 2026

Komuna e Kamenicës me çmim për digjitalizim, komuna me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë

February 6, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025

By adminFebruary 6, 2026

Sot u prezantua raporti vjetor i punës për vitin 2025 i Drejtorisë Rajonale të…

Psalm për të pagjeturit

February 6, 2026

Premiera “Kabare 1999”, shfaqje që ka zgjuar interesim të madh te artdashësit

February 6, 2026

Pensionohet Prof. Dr. Naim Mustafa pas një karriere të shquar akademike dhe institucionale

February 6, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025

February 6, 2026

Psalm për të pagjeturit

February 6, 2026

Premiera “Kabare 1999”, shfaqje që ka zgjuar interesim të madh te artdashësit

February 6, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.