Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Naim Misini me rastin e pensionimit të tij.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka lavdëruar atë për punën dhe përkushtimin e mësimdhënësit në fjalë të dhënë ndër vite për arsimin e brezave të rijnë.
“Sot dua të ju falënderoj për kontributin tuaj në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave dhe atë në veçanti në kohën më të vështira për vendin. Ju keni qenë shembull jo vetëm si një profesionit por edhe për sjelljet e mira njerëzorë”, u shpreh kryetari Haliti.
Ndërkaq fjalë miradije për punën e mësimdhënësit, Naim Misini patën edhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë takim.
Përndryshe z.Naim Misini ishte mësimdhënës në shkollën “ Kenan Halimi” në Gjylekarë në lëndën e Biologjisë./GJILANI INFO/