Bejtush Isufi
Kemi ngritur institucionet e Republikës, të cilat do të duhej t’i donim, t’i mbronim dhe t’i respektonim, sepse nuk janë bërë pa mund dhe sa hap e mbyll sytë, e të cilat deri dje nuk i kishim…
…Por edhe kemi rrënuar, sepse rrënimi është më i lehtë, për një mijë arsye, por më së shpeshti për interesa të ngushta, rivalitet partiak, lokalizëm, mosdije dhe moskokëçarje…
Në vend të bashkëpunimit ndërinstitucional, më shumë kemi pasur beteja mes tyre, beteja mes pushteteve, varësisht ku ishte partia ime (“bahçja ime”) – dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë betejë përditë e më shumë. Në vend të kontrollit dhe ekuilibrave të pushtetit, në vend të bashkëpunimit e bashkrendimit, në Kosovë tregohen muskujt: kush është më i forti – ekzekutivi apo gjyqësori, pushteti qendror apo ai lokal…
Shteti është strukturë, sistem delikat; dhe sistemi mbahet kur ai ndërtohet nga brenda, si në thënien: “Dora lan dorën, e të dyja fytyrën.”
…Pra, shteti bëhet me durim, përkushtim, bashkëpunim, mirëkuptim, meritokraci, lojalitet dhe dashuri./GJILANI INFO/