Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy persona u plagosën me thikë në Gjilan, katër të mitur përfundojnë në paraburgim

November 13, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona dhe paraqet tri kërkesa për caktimin e paraburgimit

November 13, 2026

Bëhet obligative për të gjithë zyrtarët e Administratës në Gjilan, bartja e ID-kartelave zyrtare

November 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy persona u plagosën me thikë në Gjilan, katër të mitur përfundojnë në paraburgim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona dhe paraqet tri kërkesa për caktimin e paraburgimit
  • Bëhet obligative për të gjithë zyrtarët e Administratës në Gjilan, bartja e ID-kartelave zyrtare
  • Edhe në fshatra të angazhuar në mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave publike
  • Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për dhunë psikike ndaj vajzës së tij
  • Policia zbulon mbi 3 kilogramë drogë dhe armë në një banesë në Gjilan, i dyshuari në arrati
  • Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!
  • Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Njerëzit e fshatit tim
Kulturë

Njerëzit e fshatit tim

adminBy adminSeptember 13, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Daut Dauti

Një njeri tjetër, tejet karakteristik, ka qenë aga Nezë, siç e quanin fëmijët dhe ata që ishin më të rinj se ai. Aga Nezë ka qenë trupgjatë me fytyrë gjithmonë të qeshur dhe nuk rruhej shpesh. Shikimin e mbante përtokë dhe fliste me zë të hollë. Çkado që thoshte, njerëzit nuk e merrnin seriozisht. Kur ishte kthyer nga shërbimi ushtarak, kishte ndryshuar shumë. Kishte parë gjëra që tjerëve nuk iu kishin bërë përshtypje më parë. Në ushtri ai e kishte parë rëndësinë dhe fuqinë e shkollës. Prandaj, kishte vendosur që në fshat ta ndërtonte një shkollë. Deri atëherë fëmijët ecnin këmbë disa kilometra, verë e dimër për të shkuar në shkollë në një fshat tjetër. E kishte gjetur vendin e përshtatshëm në mes dy lagjeve të fshatit dhe ia kishte hedhur themelet shkollës. Kjo ide e tij ndikoi që i tërë fshati ta merrte për të çmendur pasi që nuk bëhej shkolla vetë. Jo që nuk i ndihmoi askush, por edhe e shpotisnin.

“A e keni pa aeroplanin t’u fluturu? Ata që e kanë maru aeroplanin kanë shku n’shkollë dhe aty janë mësu qyshë me maru. Edhe ai që i grahë aeroplanit u m’su n’shkollë. S’ka kurgja pa shkollë”, iu thoshte aga Nezë fshatarëve që nuk bindeshin nga ideja dhe iniciativa e tij. Por, aga Nezë me një vullnet dhe vetëmohim të çuditshëm e ndërtoi shkollën pa ndihmën e askujt. Kur e përfundoi punën shkoi në komunë dhe u takua me udhëheqësit e pushtetit. “Shkolla është gati dhe juve iu duhet m’i pru bankat dhe mësuesit”, u kishte thënë.

Dhe kështu filloi shkolla në fshat dhe aga Nezë u bë shumë i rëndësishëm. Tashti fshatarët filluan ta shihnin me sy tjetër. Në fshat erdhën televizione dhe gazetarë për ta shënuar çudinë që doli nga fuqia e një njeriu të pashkollë por që kishte dashuri për arsimin dhe diturinë. Duhet të ketë qenë viti 1969 kur unë në televizor duke u mburrur e kam shikuar emisionin për punën e tij, shkollën, nxënësit dhe fshatin. Kjo ka qenë hera ime e parë që në televizor kam parë njerëz, të cilët i kam njohur dhe që kanë qenë nga familja ime. Aga Nezë e bëri të pamundshmen. E solli shkollën afër fëmijëve dhe me këtë edhe dashurinë për shkollim dhe shpresën për të ardhmen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Unë do të vij!

November 11, 2026

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy persona u plagosën me thikë në Gjilan, katër të mitur përfundojnë në paraburgim

By adminNovember 13, 2026

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke ua caktuar nga…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona dhe paraqet tri kërkesa për caktimin e paraburgimit

November 13, 2026

Bëhet obligative për të gjithë zyrtarët e Administratës në Gjilan, bartja e ID-kartelave zyrtare

November 13, 2026

Edhe në fshatra të angazhuar në mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave publike

November 13, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy persona u plagosën me thikë në Gjilan, katër të mitur përfundojnë në paraburgim

November 13, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona dhe paraqet tri kërkesa për caktimin e paraburgimit

November 13, 2026

Bëhet obligative për të gjithë zyrtarët e Administratës në Gjilan, bartja e ID-kartelave zyrtare

November 13, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.