Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Një praktikë klienteliste që po bëhet traditë në Panairet e Librit!
Opinione

Një praktikë klienteliste që po bëhet traditë në Panairet e Librit!

adminBy adminAugust 21, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Xhevat Mustafa

Prej vitesh në Panairet e Librit në Shqipëri, Kosovë, MV, Malin e Zi po verehet supremacia, oligarkizimi, “ majtizimi“ partiak e politik…dhe favorizimi qeveritar i Shtëpive Botuese “Toena“, “Onufri“, “Dituria“ të Tiranës apo Shqipërisë. Origjinën, trashëgiminë, anshmërinë e tyre partiake e qeveritare nuk e mbulojnë gjethet e gjithë fiqve të Shqipërisë në këta 33 vjet. Ato patën “lindje të përshpejtuar, të parakohshme” dhe startuan me turravrap në kuadër të skenarit “katovician” të Ramiz Alisë, për t’u rrëmbyer qysh më 1991- 1992 pushteti ekonomiko- kulturor nga PPSH- PSSH, domethënë nga bijtë e bijat, nipat dhe mbesat, nuset e dhëndurët e “të majtës” shqiptare, me fare pak apo më shumë në fjalë “e majtë” evropianoperëndimore dhe SHQIPTARE!? Ishte e kuptueshme qysh në atë kohë se edhe këto shtëpi botuese, ashtu si bizneset e tjerë, u financuan jo në formë borxhi nga 400 milionë dollarët që kishte marrë borxh e pa e deklaruar publikisht qeveria komuniste nga Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar. Siç dihet, pas 22 marsit 1992 ky borxh iu la për t’u shlyer qeverisë së PD- së e të Aleksandër Meksit, me synimin për t’ia nxirë sa më shumë jetën asaj, nënkuptueshëm edhe shumicës së shqiptarëve në mandatin e parë qeverisës nga PD…!?

Le ta braktisim këtë vështrim fluturimthi në të kaluarën e tyre e të përqendrohemi tek panairet e librit. Krahas rritjes së vazhdueshme të fuqisë së tyre botuese e përkthyese, promovuese apo reklamuese, dukuri që duhet tëi na gëzojnë të gjithëve ne si shkrimtarë, sikur të mos ishin për këto “superfuqi botuese “disa të nënës e të tjerët të njerkës“, kjo kuptohet apo shprehet edhe në rolin, ndikimin apo diktatin e tyre në listat e emrave që nderohen me çmime. Fakti tjetër që ceremonia e shpalljes apo dhurimit të çmimeve zhvillohet edhe 1-3 ditë para përfundimit të panaireve, pa pritur të dhënat e sakta për procesin e shitblerjes së librave, se cilët janë shitur e blerë më shumë si tituj e si kopje, të shtyn edhe në dyshimin apo të vërtetën se fituesit janë paramenduar e paracaktuar me kohë!

Kjo praktikë, prej vitesh e shndërruar në traditë, u kuptua apo u pa live apo nga mediat, edhe në panairin e Librit “Ulqini 2024“, 15-19 gusht, me organizatore kryesore Shtëpinë Botuese “Toena“. Një vërejtje për jurinë, pas shpalljes së disa çmimeve apo fituesve, tri ditë para përfundimit të panairit, saktësisht më 16 gusht: si u shpallka “proza më e mirë 2023- 2024” romani i shkrimtarit Namik Dokle “10 gramë nder“, kur nuk janë lexuar të paktën gjysma e romaneve të autorëve të tjerë, që mund të shkojnë si shifër për një vit edhe deri tek 100 tituj e në panairin në fjalë edhe rreth 50 tituj apo autorë…???!!! Pa vënë në dyshim nivelin artistik të këtij romani e duke iu referuar nja 50 romaneve të autorëve të tjerë, me cilësi të spikatur e konkuruese denjësisht, duke e personalizuar, aspak për qejfmbetje e vetëlëvdatë, por për të ndihmuar për objektivitet, cili apo cila nga juria(në rastin konkret me përjashtim të Behar Gjokës, një kritik letrar i mirënjohur për objektivitet e drejtësi gjykimi dhe analize) e ka lexuar romanin tim “Dashuri në detin e urrejtjes”, botuar nga “BUZUKU”, në Prishtinë, në shkurt 2024??? Natyrisht, autorët e tjerë, pjesëmarrës ose jo në këtë panair, mund të shprehen vetë, ndryshe, kundër apo në një mendje me mua…, pa përjetuar ndrojtje, frikë, panik…se mund t’i keqkuptojnë për mbivlerësim të vetes apo mendjemadhësi. Kjo vërejtje apo ky kontestim nga ana ime si dhe prej të tjerëve të mundshëm, nuk bëhet me paramendimin apo qëllimin që të ulen sa më shumë vlerësimet, çmimet, gëzimet, përgëzimet për Namikun dhe autorët e tjerë të nderuar me çmime, por vetëm me dëshirën e sinqertë që të shmangen sa më shumë klientelizmi,  subjektivizmi, tifozllëku, njëaanshmëria në praktikat dhe traditën e organizimit të panaireve e veçanërisht, në shpalljen e fituesve! Pra, edhe më SHQIP; për të mos u bërë kjo ceremoni thjeshtë formale apo protokollare e që fituesit, jo krejt rastësisht shumica nga “e majta“ apo nga “Lista e Enverit dhe e Ramizit për shkrimtarët dhe artistët“,  të nisen për në panaire me “çmime në xhepa“ apo me çanta dore e kurrizi! Për ilustrim po e kthej kujtesën dy muaj më herët, në Panairin e Librit Prishtina 2024, organizuar më 05-09. 06.2024. Romani im,” Dashuri në detin e urrejtjes”, edhe pse në mbyllje të Panairit pati rreth 60 kopje të shitura, ndoshta më e larta, “u harrua” apo “u ndëshkua” pa asnjë mirënjohje, sepse juritë prej 80 vitesh janë viktima të shpërblimit me tituj e çmime te akademikëve dhe të shkrimtarëve të listës së lënë nga Tito, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Milosheviçi…! Çuditërisht, akademik Rexhep Qosja, për të cilin kam shprehur vazhdimisht kritika si titisto-enverist i pashërueshëm e i përjetshëm, ditën e shpalljes së çmimeve, më 8 qershor, duke u treguar, si rrallë herë, i dinjitetshëm, ndryshe nga akademik Ali Aliu, mezi e pranoi çmimin e dhënë atij( Çmim i Madh për Vepër Jetësore), nënkuptohet  për atavizëm listash dhe çmimesh të moçme e siç u shpreh edhe vetë, “pa përfaqësim me ndonjë libër në Panairin Prishtina 2024…”!?

Është e kuptueshme se të gjithë romanet nuk lexohen dot nga një juri me 3-5 vetë, edhe sikur t‘i kenë në dispozicion të printuar apo të botuar edhe për 3, 6 apo 12 muaj. Edhe si sinopse me nga 2-3 faqe kërkojnë boll kohë të lirë nga anëtarët e jurive për të pasur një ide më të plotë e sa më afër të vërtetës për secilin roman, për nga niveli letraro-artistik. Por, është plotësisht e mundshme që juritë të jenë më objektive, korrekte, të sakta në gjykime, vlerësime, emërtime titujsh për fituesit, duke shmangur superlativat dhe eskluzivitetin, përgjithësimin apo absolutizimin, sidomos në formulimin e teksteve të çmimeve! Referuar çmimit për kolegun dhe mikun tim në gazetari dhe krijimtari letrare, Namik Dokle, më e saktë mund të ishte “Proza më e mirë 2023- 2024” botuar  e paraqitur në panair nga Shtëpia Botuese “Toena”! Ose, më shumë për kompromis e tolerancë se sa për vërtetësi; “Proza më e mirë në “Panairin e Librit Ulqini 2024”!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.