Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbi 70 aksidente për 24 orëshin e fundit në Kosovë

January 7, 2026

Arrestohet për dhunë në familje një person në Gjilan

January 7, 2026

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita

January 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbi 70 aksidente për 24 orëshin e fundit në Kosovë
  • Arrestohet për dhunë në familje një person në Gjilan
  • Është vënë gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita
  • Ndërron jetë profesoresha Afërdita Ismajli
  • Hyseni: Institucionet komunale drejt konsolidimit të plotë
  • Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e shoqatës “Mërgata e Pozheranit”
  • Thërret seancë të jashtëzakonshme të premten për miratimin e buxhetit, Kryetari Alban Hyseni
  • Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Nëpër dekada bashkërisht
Kulturë

Nëpër dekada bashkërisht

adminBy adminNovember 4, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Ibrahim Kadriu

Nëpër dekada bashkërisht

(Qasje portretit krijues të Jusuf Buxhovit)

Është një punë e vyeshme e Ars Klubit “Beqir Musliu” në Gjilan, përkatësisht punë e prijësit të këtij klubi Sabit Rrustemit i cili, me vite të tëra organizon “Vjeshtën letrare të Gjilanit”. Personazh i veprimtarisë së tretë të këtij manifestimi të sivjetshëm ishte portreti letrar i Jusuf Buxhovit që, sot, paraqet një nga figurat më eminente shqiptare jo vetëm të letërsisë, por edhe të historisë. Nj figurë me krijimtari të gjithanshme e që mban një dinamikë krijuese që nga fillimi i shkrimeve të para në vitet e gjashtëdhjeta e gjer në këtë kohë kur, në Gjilan, pra, u vijëzua portreti i tij letrar e historik përmes tetë vështrimeve profesionale të njohësve të veprave të këtij autori. Me këtë rast m’u dha mundësia që, para artdashësve të shumtë të cilët vazhdimisht janë të pranishëm në sallën e bibliotekës “Fan S. Noli”, të thosha se me Jusuf Buxhovin i kemi kaluar dekadat bashkërisht që nga vitet e gjashtëdhjeta kur shkruanim poezi dhe i botonim në gazeta dhe revista. Ishte ajo kohë kur kalohej me entuziazmin tonë, me angazhimin e takimeve letrare, kryesisht studentore; me inkurajimin e njëri-tjetrit që bëhej përmes vlerësimeve të përbashkëta të krijimeve tona. Me këtë fjalë time desha të bëj me dije se fillimisht ka shkruar poezi, kurse më vonë ka vazhduar me tregime, mandej me drama, romane, për të arritur të fitojë edhe statusin e historianit. Është një fond i gjerë i krijimtarisë që këtij autori ia ka ngritur autoritetin e krijuesit të vërtetë i cili, sot, ka një fond të madh librash letrarë dhe historikë.

Ajo që është karakteristike në fushën e letërsisë te ky krijues është koherenca e shtruarjes të përmbajtjeve, duke krijuar vepra që pasqyrojnë përvojat dhe ngjarjet e shoqërisë në rrethin e të cilit bashkëjeton. Ajo përvojë në rrethin shoqëror e ka bërë shkrimtarin, domethënë Jusuf Buxhovin, shkrimtar dhe historian i cili me penën e tij ka arritur të sjellë në pah ngjarjet më të rëndësishme të historisë, duke i lidhur ato me problematikat e aktualitetit. Kjo lloj letërsie, e aq më tepër krijimi i veprave historike, është e rëndësishme jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për kuptimin e thellë të konteksteve historike dhe sociale. Rrugëtimi i tij në mjedisin aktual, historia dhe narrativi, mund të thuhet se shkojnë dorë për dore, duke huazuar inspirimin në ngjarjet dhe figurat historike. Kur thuhet ky mendim kujtohet romani i famshëm i tij “Shënimet e Nikollë Kazazit” i përkthye dhe i botuar në disa gjuhë. Ky roman, pra, përqendrohet në një periudhë të caktuar historike, por që reflektimi i tij shtrihet në çdo periudhë zezone. Meqë ra fjala, në kohën e pandemisë, e pata thirre me telefon Jusufin dhe i pata thënë të ribotonte “Shënimet…” ngjarjet e të cilit ngjasonin në këtë kohë të shtrirjes të pandemisë.

Me kalimin e viteve, ai zhvillon një stil unik, duke përfshirë elemente të realizmit magjik, simbolizmit, dhe të një narrative të shumëfishtë.. Një nga temat kryesore të romaneve të tij është ndikimi i ngjarjeve historike në jetën e individëve dhe shoqërive. Ai trajton periudha të ndryshme, nga luftërat e mëdha, revolucione, deri te krizat sociale dhe politike. Shkrimtari përdor personazhe të ndryshëm për të ilustruar ndikimin e historisë në jetën e përditshme. Kjo qasje e lejon lexuesin të ndjejë dhe kuptojë se si historia formon identitetin e një kombi dhe si ajo vazhdon të ndikojë në të ardhmen. Temat që i shtjellon në romane kapërcejnë përmes një shëtitje në të kaluarën dhe në të përditshmen ku vjen në shprehje konflikti mes traditës dhe modernitetit. Nëpërmjet personazheve të tij, ai eksploron sfidat që individët hasin kur përpiqen të gjejnë vendin e tyre në një botë që po ndryshon me shpejtësi, e veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e vendeve që kanë kaluar përmes tranzicioneve të vështira politike dhe sociale. Stili i shkrimtarit është i njohur për thellësinë emocionale dhe përshkrimet e gjalla. Ai shpesh përdor një gjuhë të thjeshtë, por të fuqishme, e cila arrin të prekë ndjenjat e lexuesit. Me anë të romaneve të tij, ai inkurajon lexuesit të reflektojnë mbi të kaluarën e tyre, të kuptojnë se si ajo vazhdon të formojë të tashmen dhe të mendojnë për një të ardhme më të ndritur.

Meqë Jusuf Buxhovi është edhe historian, me veprat e tij ka arritur të krijojë një urë midis të kaluarës dhe të tashmes, vepra këto që janë përkthyer dhe shpërndarë në botë. Përmes këtyre veprave historike na fton të mendojmë për historinë jo si një koleksion ngjarjesh, por si një narrativë e vazhdueshme që na përcjell mësime të rëndësishme. Në një botë ku historia shpesh harrohet, ai na kujton rëndësinë e saj dhe na inkurajon të jemi të vetëdijshëm për rrugën që kemi ndjekur. Vepra e tij është një thirrje për reflektim dhe angazhim, një testament i fuqisë së letërsisë për të ndikuar në mendësinë dhe kulturën e një shoqërie. Si historian Jusuf Buxhovi ka arritur të “zbërthejë” shekujt dhe në shekuj ekzistencën e shqiptarëve; ka bërë një punë të jashtëzakonshme hulumtuese nëpër shekuj, që nga koha më e hershme e gjer te kundërthëniet e mëvonshme përmes të cilave lexuesi njihet me rrugëtimin e gjatë nacional-shqiptar, duke kaluar nëpër sfida të imponuara nga përpjekjet e armiqve për asgjësimin e nacionalitetit shqiptar. Ky angazhim i Jusuf Buxhovit në fushën e historisë i ngjason një angazhimi institucional, angazhim që nuk është bërë nga institucionet profesionale tonat, siç është, fjala vjen, Instituti i Historisë, apo Instituti Albanologjik ose edhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve, institucione këto të cilat, në një mënyrë apo tjetër, kanë mundur të organizojnë ndonjë bisedë për këto vepra historike të shkrimtarit Jusuf Buxhovi. Ky shkrimtar ka një fokus të veçantë në temat sociale dhe politike të aktualitetit, duke lidhur ngjarjet historike me kontekstin modern. Ai eksploron mënyrën se si historia ndikon në jetën e përditshme dhe në identitetin e individëve, një qasje që shpesh mungon në shkrimet e historianëve të tjerë.

__________________

( Qasje e lexuar në edicionin e 16-të, të Manifestimit tradicional, VJESHTA LETRARE E GJILANIT, më 1 nëntor 2025, në bibliotekën “Fan S.Noli” të Gjilanit, ku u shtjellua gjerësisht, portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, fitues i vjemë i Çmimit letrar, “Beqir Musliu”)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit u përurua libri “Novobërda, të dhëna dhe legjenda”

December 31, 2025

Jepet të martën premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona” të Prishtinës

December 30, 2025

Festivali “Cover Fest” u mbajt në Viti, duke bashkuar fëmijët dhe të rriturit

December 26, 2025
Mos humbni
Kronikë

Mbi 70 aksidente për 24 orëshin e fundit në Kosovë

By adminJanuary 7, 2026

Sipas raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se brenda një dite…

Arrestohet për dhunë në familje një person në Gjilan

January 7, 2026

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita

January 6, 2026

Ndërron jetë profesoresha Afërdita Ismajli

January 6, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbi 70 aksidente për 24 orëshin e fundit në Kosovë

January 7, 2026

Arrestohet për dhunë në familje një person në Gjilan

January 7, 2026

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita

January 6, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.