Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

KËNGA E ABAZ AGËS

March 4, 2026

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • KËNGA E ABAZ AGËS
  • Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën
  • Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së
  • Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së
  • Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Në Gjilan mbahet Akademi Përkujtimore për Kadri Zekën
Lajme Lokale

Në Gjilan mbahet Akademi Përkujtimore për Kadri Zekën

adminBy adminJanuary 17, 2024Updated:January 17, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2024”, në sallën e Teatrit të Gjilanit, e përkrahur nga zyra e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni dhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga Kushtrim Zeqiri, është mbajtur Akademi Përkujtimore, e cila i është kushtuar heroit Kadri Zeka, përmendorja e të cilit është zbuluar në Gjilan.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës, në Akademinë Përkujtimore, në të  cilën kanë marrë pjesë familjarë të dëshmorëve, udhëheqës qendrorë dhe komunalë, veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë e invalidë të luftës dhe pjesëmarrës të shumtë, ka theksuar se jemi bashkë për të kujtuar heroin e kombit Kadri Zeka.

Data e sotme e vitit 1982 shënon ndarjen fizike nga kjo botë, kurse 17 janari i vitit 2024 është rikthimi i tij fizik në Gjilan përmes shtatores së shkrirë në bronz. Falë Kadri Zekës, qyteti i Gjilanit ndjehet krenar që pati një personalitet të tillë.

Kryetari Alban Hyseni, tha se të gjithë bashkëveprimtarët e Kadri Zekës e cilësojnë atë si një revolucionar të vërtetë dhe se fjala e nipit të tij, Zenun Pajaziti, i ka lënë përshtypje më shumë se të gjitha fjalimet e mbajtura, kur kishte thënë se familja gjatë tërë procesit nuk ka dëshiruar involvim direkt dhe se vendosja e shtatores është çështje e institucioneve të Kosovës dhe ashtu edhe doli, ngase Kadri Zeka ishte i popullit e jo vetëm i familjes dhe se në 40- vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhurata më e mirë për ta është vendosja e shtatores së Kadri Zekës në Gjilan.

“Veprimtarët e ilegales ishin një, ishin një trup dhe kështu të bashkuar punonin e angazhoheshin, unik e me një qëllim të vetëm. Atë që kanë synuar ata, sot është jetësuar, ano pse mbetet shumë punë për t’u bërë për ne që jemi të gjallë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka shtuar se në një ditë me shumë emocione për familjarët dhe shokët e Kadriut, duhet të kujtojmë se secili dëshmorë e hero është edhe familjarë, prind e fëmijë, bashkëshort, vëlla e shok i dikujt e ata janë ndarë nga familja përjetësisht, për t’u bërë të pavdekshëm për gjithë popullin shqiptar, andaj ne të gjallët duhem të shohim mirë historinë, të marrim mësime e të jetë e kaluara e heronjve inspirim dhe mësim për të gjithë ne e le t’i nderojmë ata përmes punës e angazhimit, me sinqeritet e me dinjitet drejt arritjes së synimeve për të cilat ka luftuar Kadri Zeka dhe bashkëluftëtarët e tij.

Artan Dërmaku, rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, duke folur për Kadri Zekën,  tha se ky hero me sakrificën dhe kontributin e tij hapi rrugën për liri. Ai foli për periudhat historike nëpër të cilat kaloi Kadri Zeka dhe ka kërkuar që të ndiqet shembulli i tij dhe i heronjve të tjerë dhe se emri i Kadri Zekës më së tepërmi nderohet përmes arritjes së dijes në arsim dhe në inovacion, ngase ata dhanë jetën për një qëllim të madh – lirinë tonë.

“Sot UKZ me plot dinjitet mbanë emrin e Kadri Zekës, kurse përmendorja e ngritur sot në Gjilan na bënë krenarë dhe do të mbetet në kujtesën tonë kolektive”, ka thënë rektori Dërmaku.

Saime Isufi, bashkudhëtare dhe bashkëveprimtare e Kadri Zekës, tha se kishte jetuar bashkë me të në Zvicër dhe ajo ishte një kohë e rëndë për ilegalen shqiptare, e cila po përcillej e po burgosej dhe Kadriu e përcillte me vëmendje të veçantë e po punonte shumë në rrugën e bashkëveprimtarëve të tij, derisa në kohën kur ishte gati numri i gjashtë i Revistës “Liria”, Kadri Zeka ra në krye të detyrës e gazeta u botua pas rënies së tij.

Mehmet Hajrizi, bashkëveprimtar i Kadri Zekës,  pasi ka përgëzuar e uruar për shtatoren e Kadri Zekës dhe foli për jetën dhe veprën e heroit, shkollimin, studimet e veprimtarinë klandestine dhe se ai ishte më meritori që në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare formoi shtypin klandestinë dhe botoi trakte e broshura të shumta. Ai shumë shpejt, falë angazhimit të tij, hyri në Këshillin Drejtues të Organizatës dhe veproi në Kosovë e në mërgim.

“Kadri Zeka ishte model i veprimtarit të palodhur, me vendosmëri e vullnet të hekurt, i cili punoi derisa agjentët e sigurimit i ranë në gjurmë, por ai veproi edhe në Zvicër”, tha Hajrizi, duke shtuar se LKSH kërkonte avancimin e statusit të Kosovës në Republikë, andaj edhe populli shqiptar nuk u pajtua me pozitën e vet e LKSH u rrit drejt majave të luftës ngadhënjimtare e ku Kadri Zeka pati rol historik për bashkimin e organizatave dhe hapjen e horizonteve të reja, tha Hajrizi që shtoi se Zeka mbajti kontakte edhe me diplomatët e Shqipërisë dhe ai kishte të gjitha virtytet e një patrioti, kurse pas tri vitesh në mërgim ai u vra bashkë me bashkëveprimtarët Jusuf e Bardhosh Gërvalla, duke i dhënë tërë jetën atdheut, por që kurrë nuk kërkoi asgjë prej tij, ngase ishte i bindur në fitore.

Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes, në emër të qeverisë së Kosovës, Kadri Zekën e cilësoi një prej ideologëve më të çmuar dhe përpilues i tezave për Republikën e Kosovës, andaj më pas ai rrezatoi edhe për lirinë dhe në komunën e Gjilanit me emrin e tij u pagëzua brigada çlirimtare, e cila më pas u fut në Gjilan.

Izmi Zeka, në emër të familjarëve tha se për familjen e tij kjo është një ditë e veçantë, ngase u përmbush ëndrra e shokëve dhe e bashkëveprimtarëve të Kadri Zekës, sepse ai u kthye aty ku e kishte nisur aktivitetin, aty ku sot jemi të lirë. Ai tha se nderin më të madh Kadri Zekës ia bëjmë duke e ndërtuar Kosovën ashtu siç e deshën heronjtë. Zeka ka falënderuar kryetarin e Komunës, Alban Hyseni dhe drejtorin për Kulturë, Rini e Sporte, që projektin e nisur e bënë realitet.

Në Akademi ka folur edhe Nexhmedin Sejdiu, kryetar i Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”, dega në Gjilan, i cili ka folur për figurën e Kadri Zekës, si organizator dhe udhëheqës i ilegales. Për veprimtarinë e tij në Kosovë e në mërgim, duke qenë model për shokët e idealit, kurse fati i heroit Kadri Zeka ishte i lidhur me fatin e Kosovës.

Në pjesën artistike të Akademisë për Kadri Zekën ka performuar orkestra i dirigjuar nga Hajrullaj Syla e ku u interpretuan edhe pikat “Për ty atdhe”, kënduar nga tenori Liridon Sadriu, variacione me flaute nga Rina Hamdiu, “Unë biri i yt Kosovë” nga Liridon Sadriu dhe vepra për orkestër “Loja” nga Valton Beqiri. /GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Mos humbni
Kulturë

KËNGA E ABAZ AGËS

By adminMarch 4, 2026

Autor: Femi Halimi ESE Mitet e legjendat nuk kanë pasë histori e fakte, kanë…

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

KËNGA E ABAZ AGËS

March 4, 2026

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.