Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot kryesisht i vranët dhe herë pas here me diell

December 9, 2025

Në 24 orët e fundit 56 aksidente trafiku në Kosovë

December 9, 2025

Kryetari Alban Hyseni, priti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin

December 8, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot kryesisht i vranët dhe herë pas here me diell
  • Në 24 orët e fundit 56 aksidente trafiku në Kosovë
  • Kryetari Alban Hyseni, priti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin
  • Gjilan:Janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale
  • UP “Kadri Zeka” mbështetur nga SHER ka organizuar punëtori për rishikimin e rregulloreve institucionale
  • Qendra për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtina për studentë dhe kuzhina popullore afër funksionalizmit
  • Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav
  • Janë  shqiptuar mbi 1 mijë e 850 gjobitje në trafik për 24 orë në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Në Dunavë të Gjilanit përurohet xhamia dhe mejtepi me emrin e Mulla Idriz Gjilanit
Lajme Lokale

Në Dunavë të Gjilanit përurohet xhamia dhe mejtepi me emrin e Mulla Idriz Gjilanit

adminBy adminFebruary 16, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në prag të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në nderim të kontributit fetar dhe atdhetar të Mulla Idriz ef. Gjilanit, sot, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në fshatin Dunavë të Gjilanit, ka përuruar xhaminë dhe mejtepin e Mulla Idriz ef. Gjilanit, restauruar nga Ministria e Kulturës, respektivisht Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan.

Në këtë ceremoni qenë të pranishëm kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, përfaqësues të partive politike, bashkëfshatarë dhe familjarë të Mulla Idriz ef. Gjilanit.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu Tërnava, vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin fetar dhe kombëtar të hoxhës. “Në kohën kur pushtuesi serb po tentonte ta zhdukte gjithçka që ishte shqiptare e islame , figurat e shquara shqiptare, u vunë në ballë për ta mbrojtur vendin dhe kombin tonë. Mulla Idriz ef. Gjilani, luftoi për kauzën e bashkimit kombëtar, për të cilën edhe ra heroikisht. Amanetin e tij dhe të atyre që ranë heroikisht në luftën e fundit, ne gjeneratat e reja duhet ta çojmë në vend” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Ministri Çeku tha se Ministria e Kulturës mbetet e përkushtuar për rikthimin në vendin e merituar të trashëgimisë kulturore islame. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtimin të madh dhe në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës për restaurimin e objekteve fetare islame.”

Kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni, tha se restaurimi i këtyre objekteve do t’ia kthejë hijeshinë këtij vendi dhe do ta bëjë atë qendër atraktive, ku qytetarët do ta vizitojnë dhe do të njihen me historikun dhe kulturën e vendit tonë.

Ndërkaq kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit Naim ef. Aliu, falënderoi Ministrinë e Kulturës për bashkëpunimin ne restaurimin e këtyre dy objekteve, duke potencuar faktin se, vetëm në Gjilan, nga Ministria e Kulturës janë restauruar tri objekte të trashëgimisë islame.

Në emër të familjes së Mulla Idriz ef. Gjilanit, foli djali i tij, Isa Hajrullahu, i cili falënderoi Këshillin e Bashkësinë Islame të Gjilanit dhe Ministrinë e Kulturës për restaurimin e këtyre dy objekteve.

Krejt në fund, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ndau një mirënjohje për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, të cilën ia dhuroi Myftiu Naim ef. Tërnava./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Alban Hyseni, priti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin

December 8, 2025

UP “Kadri Zeka” mbështetur nga SHER ka organizuar punëtori për rishikimin e rregulloreve institucionale

December 8, 2025

Qendra për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtina për studentë dhe kuzhina popullore afër funksionalizmit

December 8, 2025
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot kryesisht i vranët dhe herë pas here me diell

By adminDecember 9, 2025

Sot parashihet mot kryesisht i vranët, me herë pas here periudha me diell. Temperaturat minimale…

Në 24 orët e fundit 56 aksidente trafiku në Kosovë

December 9, 2025

Kryetari Alban Hyseni, priti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin

December 8, 2025

Gjilan:Janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale

December 8, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot kryesisht i vranët dhe herë pas here me diell

December 9, 2025

Në 24 orët e fundit 56 aksidente trafiku në Kosovë

December 9, 2025

Kryetari Alban Hyseni, priti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin

December 8, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.