Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Afërdita Ismajli, profesoreshë e pianos në Shkollën e Muzikës në Gjilan.
Njoftim mortor nga Familja Ismajli
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se u nda nga jeta në moshë të parakohshme kunata jonë e dashur, Afërdita Ismajli, bashkëshortja e vëllaut.
Ikja e saj e hershme na la një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër human e njerëzor.
Ceremonia e lamtumirëse e varrimit do të bëhet nesër me ikindi në ora 14:08, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Familja jonë falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe që do të jenë pranë në këto momente të rënda.
Afërditën, Zoti i madh e mëshiroftë dhe kujtimi për të do të jetojë përjetë në zemrat tona.


