Kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës e filluan me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.
“Bashkë me kolegë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe familjet e dëshmorëve, u përkulëm me respekt e mirënjohje të thellë para veprës dhe sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot. Në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë, kujtojmë se liria nuk erdhi rastësisht, por është fryt i gjakut dhe përkushtimit të bijve dhe bijave më të mira të këtij vendi”, ka thënë i pari i Gjilanit.
Kryetari Hyseni shtoi se nderimi për dëshmorët është obligim i përhershëm, ndërsa angazhimi ynë për ta forcuar shtetin dhe për ta zhvilluar vendin është mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka thënë Hyseni. /Gjilani INFO/









