Kreu i AAK-së, Dega në Gjilan, Nazim Gagica, aktualisht edhe anëtar i Kuvendit Komunal dhe ish drejtor i Arsimit, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ka uruar pishtaët e dijës si dhe i ka falenderuar me mirënjohje të tellë per përkushtimin e tyre për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e brezave të rinjë.
Gagica i ka cilësuar si pishtarët e diturisë, themel i shoqërisë dhe udhërrëfyes të së ardhmes.
Ai ka uruar për mësimdhënësit që të jenë gjithmonë të nderuar dhe të vlerësuar për punën e jashtëzakonshme që bëjnë.
“Urime dhe suksese të pafundme në misionin tuaj fisnik.
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe Ditëlindjen e Shkollës Shqipe”, ka thënë Gagica./GJILANI INFO/


