Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të larta që herë pas here do të shtohen gjatë orëve të ditës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me intensitet të lehtë deri mesatar, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 32 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius, duke krijuar kushte relativisht të këndshme pranverore./Gjilani INFO/


