Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Mosmarrëveshjet për udhëheqje Federatë-Serbi ishin frymëmarrje më e lehtë për shqiptarë në robëri
Opinione

Mosmarrëveshjet për udhëheqje Federatë-Serbi ishin frymëmarrje më e lehtë për shqiptarë në robëri

adminBy adminAugust 27, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sami Arifi

Konfrontimet ndërmjet udhëheqjes jugosllave dhe udhëheqjes serbe në kohën e Titos për shqiptarët në Kosovë ishin një frymëmarrje më e lehtë. Në vitin 1946 u formuan disa sektore, si ai për gjuhë, histori e folklor, duke ecur në drejtimin e duhur edhe gjatë vitit 1953, kur u themelua Instituti Albanologjik në Prishtinë. Ky institut, nga revanshi serb, u ndërpre pas 15 muajsh. Përpjekjet e shqiptarëve për dije ishin të pandalura, dhe në vitin 1956 u formua Komisioni për Histori.

Gjendja e shqiptarëve në arsimin, ekonomi dhe kulturë avancohej, sepse për shqiptarët kishte një liberalizim pas Plenumit të IV-të të KQ të LKJ-së, i quajtur Plenumi i Brioneve, të mbajtur në Brione më 1 korrik 1966. U rihap Instituti Albanologjik me drejtor Fehmi Aganin. Shqiptarët për të drejtat e tyre organizuan demonstratat në qytetet e Kosovës në vitin 1968, ku në këto demonstrata u vra i riu 17-vjeçar, Murat Mehmeti, dhe u dënuan shumë organizatorë të demonstratave. Megjithatë, u hapën rrugë për ndryshime në Kosovë.

Dënimet me burgje të rënda vazhdonin; gjatë vitit 1969 u dënuan: Osman Dumoshi me 5 vite burg të rëndë, Ismail Dumoshi me 4 vite burg të rëndë, Hasan Dërmaku me 5 vite burg të rëndë, Selatin Novosella me 5 vite burg të rëndë, Adil Pireva me 5 vite burg të rëndë, Skënder Kastrati me 4 vite burg të rëndë, Xheladin Rekaliu me 4 vite burg të rëndë, Iljaz Pireva me 3 vite burg të rëndë, Skënder Muçolli me 3 vite burg të rëndë, Afrim Loxha me 3 vite burg të rëndë, Hamit Abdullahu me 1 vit e 4 muaj burg të rëndë, Sabit Syla me 1 vit e 2 muaj burg të rëndë, Haki Sheholli me 1 vit burg të rëndë, Ali Mehmeti me 1 vit burg të rëndë, Irfan Shaqiri me 1 vit burg të rëndë dhe Ismat Ramadani me burg prej 10 muajsh.

Me ligj u themelua Universiteti i Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KKSAK) më 18 nëntor 1969. Universiteti u hap më 15 shkurt 1970 me mbledhjen solemne të Kuvendit dhe shpalljen e ditës së Universitetit të Prishtinës, që përbëhej nga 4 fakultete: Filozofik, Juridiko-Ekonomik, Teknik dhe ai i Mjekësisë. U bënë edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, të cilat ishin inicuar më parë nga LKJ në shkurt të vitit 1971. Amandamentet e Kushtetutës së RSFJ-së u miratuan më 30 qershor 1971, dhe kështu u hapën perspektiva më të gjera për Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK). Votat e krahinave tani vendosnin në nivelin federativ, duke përfshirë edhe krahinat si përfaqësues në Kryesinë e RSFJ-së, përveç republikave, që kishin nga dy anëtarë. Ndryshimet u miratuan tre vite pas inicimit të tyre, më 21 shkurt 1974, dhe kështu Kosova u bë pjesë përbërëse e RSFJ-së, ndërsa këto ndryshime u përfshinë edhe në Kushtetutën e KSAK më 27 shkurt 1974. Pas themelimit të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1978 u krijua Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku Esat Mekuli u zgjodh kryetar, ndërsa nënkryetarë u emëruan Idriz Ajeti dhe Vuk Filipoviqi, dhe Jashar Rexhepagiqi u bë sekretar.

Sipas serbëve, Kushtetuta e vitit 1974 i shndërronte ata (serbët) në pakicat kombëtare në republikat jugosllave dhe në Kosovë, dhe për këtë arsye, sipas tyre, ajo duhej të ndryshohej. Nën udhëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Deazha Markoviç, një grup punues përgatiti dhe përpunoi të ashtuquajturin “Libri i Kaltër” (“Pllava Knjiga”), i cili titullohej “Pozita e serbëve në Jugosllavi në bazë të Kushtetutës së vitit 1974 duhet rishikuar, ngase Serbinë e tkurrë në Pashallëk të Beogradit”. Elaboratin e këtij libri më parë e kishte bërë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Revanshi në arsim nga ana serbe ishte i madh pas demonstratave të vitit 1981, për të cilin revansh Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë kishte punuar projektin me elaboratin “Librin e Kaltërt”, që kishte si synim kryesor dominimin në shtetin jugosllav. Libri i Kaltërt quhej përmbledhje e doktrinës së Shenjtë Serbe, botuar në Beograd pas ndryshimeve në Kushtetutën Federative të Jugosllavisë. Ky libër ishte i lirë për lexim që nga viti 1977, dhe në të parashikohej shkatërrimi i të gjitha të drejtave që Kosova kishte fituar nga Kushtetuta e vitit 1974 për popullin e saj. Përpjekjet e shqiptarëve për liri vazhdonin, ndërsa nga ana tjetër, vazhdohej shtimi i dhunës ndaj shqiptarëve nga Serbia për t’i mbajtur ata nën robëri. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.