Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Morfologjia e dështimit të agresionit serb në Banjskë
Opinione

Morfologjia e dështimit të agresionit serb në Banjskë

adminBy adminOctober 10, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

SHKROI : RAMAZAN BEKTESHI 

Dështimi i misionit në Banjskë do të hy në librat e historisë jo vetëm shqiptare por edhe evropiane si një tentim i agresionit serb ndaj një shteti sovran para hundëve të NATO-s. Skenë fillestare kishin zgjedh kultin fetar, një manastir ortodoks në Kosovë. Kjo dramë shekspiriane me aktorë serb nga Kosova dhe Serbia ku regjisor ishte kryetari serb Vuçiq, në prapaskenë e kishte angazhuar një arsenal të madh armësh e njerëzish duke përfshirë edhe djalin e vet. Në këtë tragjedi kishte planifikuar që të viktimizoj priftërinjtë, murgeshat si dhe pelegrinët që kishin ardhur nga Serbia dhe më pas t’i shfaqte përpara botës imazhet e manastirit të përgjakur me viktima e mure të çara e granatuara nga armët e veta, me qëllim të vetëm që të themelonte Republikën serbe në Kosovë.

Fatmirësisht, drama e Vuçiqit e nxitur dhe ndihmuar po ashtu dhe nga aktorë rusë pësoi fiasko, derisa aktorët e armatosur deri në dhëmbë ua mbathën këmbëve, duke e lënë arsenalin e rëndë pas dhe shumë fakte e materiale si dëshmi dhe testament të një tentimi të agresionit të paramilitarëve serb të stërvitur në kazermat e shtetit me armë të prodhuara në Serbi. Kjo ngjarje që hyri në histori si ikje e forcave serbe nga fushëbeteja ndodhi falë vigjilencës, heroizmit dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës, një institucion i besueshëm i ngritur nga amerikanët, më saktësisht nga Steve Benett, një oficer në pension i Marinës Amerikane dhe oficer policie nga Teksasi.

Gjatë qeverisjeve të kaluara fati i veriut ishte lënë në duart e bandave lokale që politikanët e Prishtinës bashkëpunuan dhe i lidhi biznesi me vite. Këmbëngulësia e kryeministrit Kurti për të shtrirë sundimin e ligjit edhe në veri shkaktoi polarizime në mes pozitës dhe opozitës që kjo e fundit kishte qenë aq zemërgjërë me ndërkombëtarët e posaçërisht me Listën serbe.

Veprimi serioz i qeverise Kurti në veri, ia shkurtoi krimit rrënjët derisa Listës serbe profitin. Pas bojkotimit të parlamentit, Lista serbe s’e la me aq por bëri presion mbi policët serb në veri të dorëzojnë uniformat. Ky veprim i policëve serb shkaktoi reagime dhe kokëçarje te ndërkombëtarët dhe opozita por jo dhe te Kryeministri Kurti. Ai, policët serb i zëvendësoi me policë shqiptarë, duke mos lejuar vakum, dhe kalimin e përgjegjësive te KFOR-i. Kjo lëvizje e Kurtit ishte e mençur dhe efektive. Me policë shqiptarë në veri u zvogëlua krimi, kontrabanda, kultivimi i narkotikeve, prodhimi i kriptomonedhave, hyrja e armëve, por jo krejtësisht për shkak të kufirit poroz në veri.

Për shkak të klimës së favorshme që fitoi Vuçiq nga ndërmjetësuesit e dialogut, ai e mati edhe pulsin e KFOR-it dhe ndërkombëtarëve. Forcat speciale serbe hynë thellë në territorin e Kosovës dhe rrëmbyen tre policë të Kosovës, serbet në veri organizuan protesta duke sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, pra Vuçiq testoi KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe të dyja ranë në provim. Bashkësia ndërkombëtare në vend se të ndëshkonte shkaktarët ata i vunë Kosovës sanksione, dhe ky ishte kulmi i hipokrizisë ndërkombëtare dhe nxitja dhe trimërimi i Vuçiqit për planifikim të agresionit dhe ndarjes së Kosovës në baza etnike.

Shtimi i kontrolleve në veri nga PK-ja s’i pëlqente as Vuçiqit dhe as ndërkombëtareve duke bërë presion te Kurti që të tërheqë Forcat Speciale nga veriu. Edhe opozita e bënte të njëjtën gjë, duke u arsyetuar se Kurti vazhdon të mbetet i izoluar nga ndërkombëtarët, por, opozita haron se me këto sjellje ajo mbetet e izoluar nga elektorati dhe bashkatdhetarët.

Kurti u tregua këmbëngulës dhe vizionar, ai duke e ditur se serbet e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës, shtoi patrullimet, që zvogëlonte dhe mundësinë e kriminelëve të veprojnë lirshëm. Vuçiqi nga kjo situate e papërshtatshme për njerëzit e tij u kërkoi Borrelit dhe Lajcakut që forcat policore të tërhiqen nga veriu, sepse, gjoja se për shkak presionit dhe kontrolleve të Kurtit, popullata serbe shpërngulet, bilës ministri i Vuçiqit tha se që nga ardhja e Kurtit në pushtet 11% të serbeve e kanë lëshuar Kosovën.

Borreli dhe Lajcak, në takimin e 14 shtatorit dolën haptas në përkrahje vetëm të propozimeve të palës serbe dhe duke e kritikuar Kurtin për dështimin e takimit, por duke e lëvduar Vuçiqin si bashkëpunues. Ky veprim e trimëroi atë që planet që i kishte ndërmend t’i çoj deri në fund. Ai pas 10 ditësh, me 24 shtator me paramilitarët e tij të armatosur deri në dhëmbë me të gjitha llojet e armatimit nga Serbia shkakton një tentim agresioni ndaj Kosovës duke vrarë një pjesëtar të policisë së Kosovës. Falë profesionalizmit të KP-së parandalohet agresioni dhe shpëtohen shumë jetë njerëzish. Kosova triumfon dhe i shpëton kurthit serb, duke i shkaktuar Serbisë dëme në arenën ndërkombëtare.

Pas ngjarjeve të 24 shtatorit, PK-ja doli me evidence e fakte të bollshme ku i qiti në dritë në mënyrë grafike detajet e planit dhe kronologjinë e ngjarjeve duke ekspozuar edhe arsenalin e madh të armëve. Tani topi është te ndërkombëtarët se sa do të jenë këmbëngulës të ndëshkojnë Serbinë. Nëse kjo nuk ndodh, Serbia do të tentojë sërish të realizoj ëndrrën e saj në veri.

Qeveria Kurti kaloi një sprove te madhe me sukses dhe kjo fal profesionalizmit të PK-se, këmbëngulësisë së kryeministrit dhe qëndrimit në ballë të detyrës së Ministrit të PB z. Sveçla dhe po ashtu qëndresës me dinjitet të dy grave të hekurta të Kosovës, Vjosa dhe Donika. Kjo qëndresë do të ishte jo ekzistente po te ishte në pushtet opozita, ku shumë interesa shtetërore i shiti te komshinjtë dhe ndërkombëtarët me qellim që t’i siguronin vetes sundim të qetë dhe me fitim.

Ky sukses nuk duhet të trimërojë pozitën, por përkundrazi të mobilizohen edhe më fortë sepse nga ky hasëm i pabesë priten edhe veprime të tjera në veri pas debaklit që pësoi më 24 shtator. Fatkeqësisht, Kurti pos ballafaqimit me Vuçiqin, e sulmon edhe opozita kosovare si dhe kryeministri Rama me parullën e fundit “toka e askujt” që i shkojnë për shtati armikut në këto kohë kur Kosova kalon momente të ndritshme dhe të errëta, njëkohësisht, të errëta nga opozita tregtare dhe kryeministri shqiptar, një sharlatan. Shqiptarët do të duhej të bashkohen dhe të përfitojnë nga ky momentum. Le të shpresojmë se BE nuk do ta lë nën hije Kosovën për shkak krizave tjera.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.