Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet Dr. Jashar Ramadani

April 15, 2026

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet Dr. Jashar Ramadani
  • Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës
  • Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro
  • Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person
  • Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta
  • Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme
  • U pensionua infermierja Magbule Islami, pas 38 vite punë
  • Ajshe Damati-Bekteshi pensionohet pas 38 vitesh shërbim
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Mbamendja
Kulturë

Mbamendja

adminBy adminJanuary 18, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ali Podrimja

Kulla e Jasharëve nuk është rastësi. Është kujtesë, mbamendje. Faqet e para të historisë sonë më të re mund të fillojnë nga aty. Ajo ma kujton shkakun e ngritjes së kullës sonë, funksionimin nëpër kohëra, kodin e saj që ka kultivuar. Disi bashkon breza, fate. Kur gjendem ballë ndonjë kulle të tillë, më bëhet se dëgjoj zërin e dheut, të baballarëve; mesazhet që duhet përcjellë pasardhësve. Këtë përshtypje e kisha edhe ditën kur u gjenda në odën e Jasharëve.

2.

Fenomeni i ndërtimit të një kulle ka diçka të legjendave. E kisha përcjellë ngritjen e njërës aty në krye të lagjes. Më plaku kishte thënë nuk qëndron po qe se në themelet e saj nuk derdhim një pikë gjak. Dhe e kishin dëgjuar. Hedhja e gurit ishte përcjellë me një kurban. Kishin sjellë pastaj gurë gjithfarë formash nga Gryka e Drinit. Ishin gjetur dhe latuesit. Një mëngjes kishte nisur: gur mbi gur, lidhja e çuditshme e gurëve dhe harqet plot fantazi. Në mbarim të stinës gati nuk e kishte prekur qiellin. Isha fëmijë atëherë. Botën e shikoja me ngjyra. Me të lagjes gjendesha shpesh aty, mes mjeshtërve. Përditë ngrehina prej grit dallonte nga shtëpitë tona. Dikur ia kishin qitur kulmin dhe kishin nxjerrë oxhakun. Më vonë, në atë majë, ishte lëshuar një lejlek dhe nuk e kishte harruar kurrë çerdhen e re. Ky është fati, thonin, por kulla shpesh humbi nga diçka në përjetësinë e vet.

3.

Guri është jetëgjatë, i shëndetshëm, na flitnin më të moçmit, që kishin pasur punë me të. Ngrihesha në majë të gishtrinjve, i lëmoja ata duke u renditur; vëja faqen e rjepur nga dielli në gurin që mendoja se fshihte magjinë e çuditshme. Dikur largohesha pa bëza. Nuk kisha mundur t’ia zbuloja fuqinë e tij. Më vonë tek flitej se filan filani ishte bërë guri. Ia lexonim emrin. Ai nuk ishte vetëm. Lëvizja e përgjakesha mes gurëve. Fillova të mësohem me heshtjen e të folmen e tyre.

4.

Pas ca vitesh kisha shkruar edhe një poezi. Përpiqesha të vëja në spikamë madhështinë e saj. Aty thoja: për shkak të dashurisë, për shkak të urrejtjes babai im ka ngritur një kullë… Diçka për t’u admiruar pra, diçka për t’u vetëmbrojtur. Dhe kur gjendesh mes mureve të saja, ndjehesh njëfarë zoti që mund ta drejtosh fatin tënd. Nëpër dritare kisha përcjellë fluturimin e lejlekut, vrapin e fëmijëve të lagjes. Mund e gjente çerdhen e dikurshme ai zog shtegtar dhe mos i kishte rënë peri i kuq nga këmba?

5.

Kisha qëlluar në Vjenë. Bota përcillte nëpërmjet ekranit rrënimin e Kullës së Jasharëve. Paranoja serbe ishte në shkallën më të lartë. Nën një çati renditeshin trupat pajetë: fëmijë, gra e burra. Nxirreshin prapë nga dheu. Në heshtjen mortore kisha dalluar historianin trim, dr. Zekira Canën. Në kujtesë më mbetën edhe lëvizjet e burrave të tjerë në atë muzg të ftohtë që kaplonte Kullën e Jasharëve dhe tërë Kosovën. Kisha mbyllur sytë. Barbaria serbe nuk mund të rrënonte edhe imazhin për kullën shqiptare, që për mua shndërrohej në një tempull të shenjtë. E Kulla e Jasharëve nuk ishte rastësi, që kishte tmerruar armikun.

6.

Nuk di ideja e kujt është as ç’mendon kryezoti i tashëm, por aty shqiptarët duhet të kthejnë më shpesh; të shohin ç’do të thotë të keshë një copë vend tëndin e të jeshë i lirë. Para portave të saj të pushojnë të gjitha hasmëritë brendashqiptare. E, sidomos kur nuk dihet ende kur e si do ta mbyllim maratonën tonë. Është mirë të mësojmë edhe nga të tjerët; t’u përulesh atyre që nuk kursyen as jetën nderon vetveten dhe të kaluarën e popullit tënd. Na duhet guxim intelektual e njerëzor. Në një kullë kombi vepron kodi etik, nuk ndahen etiketime. Në të parë, dikujt kthimi ynë aty i duket pakëz i tejkaluar, por efekt mund të ketë efekt, në uljen e tensioneve e fërkimeve brendashqiptare. Armiku është tjetërkund. Para të tjerëve nuk bën të lëmë përshtypje se nuk jemi popull. Këtë e trumpetojnë edhe fqinjtë tanë.

7.

Nëse nuk e respektojmë të kaluarën tonë kush duhet ta bëjë këtë? Pra, kush kërkon të mbesim popull pa kujtesë, të harrojmë Prekaz, Reçak, Bllacë…

8.

Kisha bredhur Kosovës dhe kisha veneruar se nga lufta e fundit më përshëndetnin vetëm oxhaqet e ndonjë muri, që i kishin shpëtuar vdekjes serbe. Në lagjen time kisha zgurdulluar sytë në një kullë gati të rrënuar. Isha sjellë rreth saj. Kërkoja edhe fëmijërinë time, buzët e mia të çara në gurin e qëndrueshëm e të shëndetshëm; një rrënjë guri për t’u mbajtur më tutje…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Soprano Elona Sadiku pjesë e një koncerti të veçantë të Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës

March 19, 2026
Mos humbni
Shendetesi

Pensionohet Dr. Jashar Ramadani

By adminApril 15, 2026

Sot, në prezencë të profesionistëve të Shëndetësisë së nivelit primar dhe sekondar, Drejtorisë së Shëndetësisë…

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet Dr. Jashar Ramadani

April 15, 2026

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.