Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbi 70 aksidente për 24 orëshin e fundit në Kosovë

January 7, 2026

Arrestohet për dhunë në familje një person në Gjilan

January 7, 2026

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita

January 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbi 70 aksidente për 24 orëshin e fundit në Kosovë
  • Arrestohet për dhunë në familje një person në Gjilan
  • Është vënë gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita
  • Ndërron jetë profesoresha Afërdita Ismajli
  • Hyseni: Institucionet komunale drejt konsolidimit të plotë
  • Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e shoqatës “Mërgata e Pozheranit”
  • Thërret seancë të jashtëzakonshme të premten për miratimin e buxhetit, Kryetari Alban Hyseni
  • Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Mërgimtari shqiptar fiton loto, kap shumën prej 500 mijë euro
Diasporë

Mërgimtari shqiptar fiton loto, kap shumën prej 500 mijë euro

adminBy adminMarch 5, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me tiketë prej 5€, shqiptari nga Kosova fitoi 500.000€ në këtë shtet

Jeta e Albin Kryeziut, 26-vjeçarit nga Kosova me banim në Itali, mori një kthesë të papritur këtë javë kur pas një ditë pune, bleu një biletë lotarie me të cilën fitoi 500 mijë euro, transmeton albinfo.ch.

Referuar medias italiane Il Messaggero, i riu i cili punon në një kompani ndërtimi në San Polo di Piave, kishte mbaruar ditën e tij të punës dhe u ndal në një dyqan me vëllain e tij dhe disa bashkëpunëtorë për të blerë një biletë lotarie të Gratta e Vinci – Gërvish dhe Fito – për 5 euro.

Ajo që nisi si një hobi i thjeshtë gjatë pirjes së një kafeje përfundoi duke i dhënë një lehtësi ekonomike të riut dhe familjes së tij.

Fituesi u shpreh për mediat se nuk e kishte imagjinuar se diçka e tillë mund t’i ndodhte.

“Sigurisht që nuk e prisja. Sapo isha kthyer nga puna dhe po kthehesha në shtëpi, kur, vetëm për të kaluar kohën dhe për të pirë një kafe, bleva një biletë , vetëm për të luajtur”, tha për mediat Kryeziu.

Pasi gërvishti biletën dhe pa numrin fitues, Kryeziu shkoi te stafi i recepsionit për të konfirmuar çmimin: “Kur pashë numrin në faturë, pyeta në biletari dhe më konfirmuan: kisha fituar”.

E para që e mori vesh lajmin ishte gruaja e tij, të cilën e telefonoi menjëherë.

Ndonëse nuk kanë marrë ende ndonjë vendim përfundimtar se si do t’i përdorin paratë, i riu përmendi se po mendojnë të blejnë një shtëpi të re ose një makinë.

“Gjithçka mbetet për t’u parë. Thjesht ndodhi dhe unë gjithashtu duhet të fokusohem në të”, tha ai.

Përkundër të ardhurave të papritura, Kryeziu ka thënë se nuk ka në plan të lë punën e tij në ndërtim.

“Puna do të vazhdojë si zakonisht, sigurisht”, tha ai.

Shuma e marrë nga fituesi do t’i nënshtrohet një tatimi prej 20% , siç pritet me këtë lloj çmimi. Pra i riu do të duhet të paguajë 100 mijë euro taksa. /Albinfo.ch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorë po qëndron në Zvicër

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025
Mos humbni
Kronikë

Mbi 70 aksidente për 24 orëshin e fundit në Kosovë

By adminJanuary 7, 2026

Sipas raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se brenda një dite…

Arrestohet për dhunë në familje një person në Gjilan

January 7, 2026

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita

January 6, 2026

Ndërron jetë profesoresha Afërdita Ismajli

January 6, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbi 70 aksidente për 24 orëshin e fundit në Kosovë

January 7, 2026

Arrestohet për dhunë në familje një person në Gjilan

January 7, 2026

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita

January 6, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.