Sipas raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se brenda një dite kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, prej tyre 17 aksidente me lëndime dhe 52 tjerat me dëme materiale.
Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 884 tiketa gjobitëse ndaj kundërvajtësve në trafik rrugor si dhe janë arrestuar 22 persona, 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 person tjetër në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


