Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
  • Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
  • Sonte më prit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Mbahet në Gjilan manifestimi tradicional 7 marsi- Dita e Mësuesit
Lajme Lokale

Mbahet në Gjilan manifestimi tradicional 7 marsi- Dita e Mësuesit

adminBy adminMarch 7, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit, mbajti manifestimin tradicionale 7 marsi- Dita e Mësuesit, ku pos kryetarit të komunës Alban Hyseni, ishin edhe mësimdhënës, veteran të arsimit, përfaqësues të partive politike, nxënës dhe prindër.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Ditën e Mësuesit, kujtojmë ata që kanë qenë pishtarë të diturisë për dekada me radhë, dhe falënderojmë të gjithë mësimdhënësit që sot e gjithmonë punojnë pa u lodhur dhe me shumë përkushtim për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë.
Kryetari i Komunës, shtoi se 7 marsi- Dita e Mësuesit është një ditë të shënuar.
Sipas tij arsimi është dritë e dijes dhe shtysë i së ardhmes. Pa arsim nuk do të kishte as liri dhe zhvillim.
“Roli i mësuesit është i pazëvendësueshëm. Iu shpreh mirënjohjen e thellë për punën që po bëni. Urime, qofshim përherë e në mire”, tha Alban Hyseni.
Drejtori Shpend Nuhiu, tha se sot janë së bashku këtu për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të arsimit dhe kulturës sonë kombëtare – 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
“Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për të gjithë ne, sepse nuk është thjesht një datë historike, por një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për ata që mbajnë mbi supe një nga misionet më fisnike – edukimin e brezave të ardhshëm”, tha Nuhiu.
Drejtori i Arsimit, shtoi se sot, më shumë se një shekull më vonë, sfidat e arsimit kanë ndryshuar. Në një botë ku teknologjia po zhvillohet me hapa të shpejtë dhe ku dijet po shumëfishohen çdo ditë, roli i mësuesit është bërë edhe më i ndërlikuar dhe njëkohësisht edhe më i rëndësishëm.
Sipas tij mësuesi i sotëm nuk është vetëm një transmetues i njohurive, por një mentor, një udhërrëfyes dhe një motivues i nxënësve për të menduar në mënyrë kritike, për të hulumtuar dhe për të zbuluar potencialin e tyre të plotë.
“Të dashur mësues, roli juaj në shoqëri është i pazëvendësueshëm. Ju jeni ata që formësoni mendjet e reja, që mësoni fëmijët tanë jo vetëm të lexojnë dhe të shkruajnë, por edhe të ëndërrojnë, të krijojnë dhe të besojnë në veten e tyre. Çdo ditë, përmes përkushtimit tuaj, ju mbillni vlera të forta te brezat e rinj – vlera si ndershmëria, përkushtimi, respekti dhe dashuria për dijen, familjen e atdheun. Ju nuk edukoni vetëm qytetarë të së sotmes, por ndërtoni themelin e së ardhmes së kombit tone”, tha drejtori Nuhiu.
Më tej ai shtoi se e dinë se për të ndërtuar një sistem arsimor të fortë nuk mjafton vetëm puna dhe përkushtimi i mësuesve. Është detyra jonë, si institucione dhe si shoqëri, të krijojmë kushtet e nevojshme që mësuesit të ndihen të vlerësuar, të motivuar dhe të mbështetur. Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe sa më shumë të investojmë në mësuesit tanë, aq më e ndritur do të jetë e ardhmja e brezave që po rrisim.
“Të dashur nxënës, ju jeni arsyeja pse jemi këtu sot. Ju jeni ata që do të çoni përpara dijen dhe vlerat që mësuesit tuaj ju japin çdo ditë. Prandaj, respektoni mësuesit tuaj, vlerësoni punën e tyre dhe angazhohuni maksimalisht në rrugën e dijes. Sepse suksesi juaj është suksesi i shoqërisë sonë, është përmbushja e ëndrrave të mësuesve tuaj dhe e gjithë brezave që sakrifikuan për të drejtat tona arsimore”, tha Shpend Nuhiu.
Drejtori për Arsim, theksoi se në këtë ditë të veçantë, le të bëjmë një premtim: të punojmë së bashku për një arsim më të mirë, për një të ardhme më të ndritur dhe për një shoqëri të mbështetur mbi dijen dhe vlerat e larta njerëzore.
Ai shprehu mirënjohjen më të thellë për çdo mësues që me përkushtim dhe dashuri i është përkushtuar edukimit të fëmijëve tanë.
Më pas nga nxënësit u dhe një program./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

By adminJuly 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë…

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.