Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Mashtrimi me “poezi” të vdekur!
Opinione

Mashtrimi me “poezi” të vdekur!

adminBy adminAugust 7, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Shkëlzen Halimi

Keqpërdorimi i rrjeteve sociale gjithnjë e më shumë po tregon se sa e ndryshkur është ndërgjegjja e disa individëve, të cilët profesion të vetëm kanë mashtrimin. Shpërthimi gjithandej i “poetëve”, të cilët kanë vërshuar rrjetat sociale, duke u bërë herë – herë edhe të gërditshëm, në sipërfaqe nxori edhe anomali tjera qesharake, të cilat janë pasoja të një dëshire për të qenë i famshëm, qoftë edhe në kornizat e mëhallës.

Aty këtu paraqitet ndonjë përkthyes (siç është ai mashtruese qe jeton në Rumani), por edhe ndonjë përkthyese që gjen ca “pensionistë” hallexhinj, të cilët akoma kanë shpresë se mund të bëhen poetë dhe të fitojnë “famë” duke u përkthyer në ndonjë gjuhë të huaj.

Këta mashtrues në rrjetet sociale gjejnë profile të ndryshme, kryesisht të kota dhe pa peshë dhe, gjithnjë në kundërvlerë, u shkaktojnë ndonjë gëzim çasti këtyre hallexhinjve. Shumica prej tyre janë anonimë në atdhe dhe mashtrohen lehtë kur janë jashtë. Por, është e paqartë se çfarë ndodh me disa që sado pak kanë vlera dhe këta nuk e kuptojnë se ku i çon mushka.

Pse përkthehen ata “poetë”, të cilët, si të tillë, pra si “poetë”, nuk njihen as në gjirin e tyre familjar? Pse mendojnë se, duke qenë anonim në mëhallën e tyre, mund të fitojnë “famë” ndërkombëtare? Pse lejojnë të mashtrohen nga ata që gjithashtu janë anonimë, por që janë mjeshtër në shitjen e mashtrimit të tyre?

Mbase, të nxjerrësh një poezi në profilin e FB-së nuk do të thotë asgjë të veçantë apo të jashtëzakonshme për letërsinë tonë, e cila edhe ashtu ka shumë turbullira pikërisht për shkak të manipuluesve të shumtë, ndër ta edhe për shkak të përkthyesve anonim, të cilët ndonëse mendojnë se i dinë disa gjuhë, fatkeqësisht nuk e njohin natyrën e gjuhës që e flasin, pra të gjuhës shqipe.

Nëse njohësit e mirë, bie fjala të italishtes apo anglishtes, i shohin përkthimet e tyre, do të konstatojnë se janë përkthime të fjalëpërfjalshme dhe qesharake, të cilat nuk i nënshtrohen asnjë kriteri e as kontrolli, sepse nxirren në disa profile që vegjetojnë nën hijen e kotësisë. Janë profile me emra të zëshëm, si POETRY EDUCATION ACADEMY, por që në fakt shërbejnë vetëm si karrem për t’i kapur “pensionistët” dhe për t’i bërë “poetë të famshëm”.

Nuk është poezi e përkthyer ajo që kalon nëpër GOOGLE TRANSLATE, sepse si e tillë ngel pa shpirt, përkatësisht është poezi e vdekur. Kurse mashtruesit apo mashtrueset e tillë njohin vetëm këtë lloj të përkthimit, pavarësisht faktit se nuk e dinë as shqipen.

Pra të jemi të qartë, letërsia ka një portë të madhe e të rëndë dhe duhet të kesh forcë (intelektuale) që ta hapësh, kurse kjo natyrisht se do kohë dhe duhet të jesh i durueshëm e të presësh derisa të vijë çasti, kur do ta ndjesh forcën që e hap atë portë.

Tregtarët e tregtaret që shesin “përkthime” në mjegull janë të përkohshëm, edhe përkundër faktit se prapa tyre ngel gjatë shija e keqe dhe dëshpëruese. Pikërisht këta përkthyes-shpërdorues bëjnë dëmin më të madh, sepse u “japin” krahë atyre që vërtet nuk dinë dhe nuk munden të fluturojnë, sepse nuk mund të shkëputen nga graviteti i injorancës së tyre./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.