Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

November 12, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
  • Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
  • Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
  • Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë
  • Prokuroria në Gjilan ka ndaluar dy persona, ka ngritur tri aktakuza dhe ka paraqitur tri kërkesa për paraburgime
  • Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti
  • Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Liderët serbë, “Manteli” i Gogolit dhe Shesheli
Opinione

Liderët serbë, “Manteli” i Gogolit dhe Shesheli

adminBy adminMarch 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Gentian Doçi

Të gjithë kemi dalë nga “Manteli” i Gogolit. Kjo thënie e Dostojevskit përfaqëson rëndësinë e krijimtarisë së Nikolaj Gogolit në historinë e letërsisë ruse. “Manteli” është një tregim i shkurtër që konsiderohet si një nga tregimet e shkurtra më të mirë të të gjithë kohërave të shkrimtarit ukrainas që shumicën e veprave të tij i ka shkruar në gjuhën ruse. Në këtë tregim, Akaki Akakieviqi është nëpunës i cili punon pareshtur, por nuk është shumë i njohur në departamentin e tij. Ai kishte për zemër një mantel të vjetër dhe për këtë shpesh bëhej objekt talljeje nga kolegët e tij më të rinj në moshë. Pas presionit të vazhdueshëm të mjedisit të tij të punës, dërgon mantelin e tij tek një rrobaqepëse e cila e këshillon të blejë një të ri dhe se ai nuk mund të rregullohej. Sapo blen një mantel të ri, atë e grabisin. Nga pikëllimi i madh për mos gjetjen e mantelit, sëmuret dhe si pasojë Akakieviqi vdes. Pas vdekjes së tij, në rrugët e Peterburgut flitej për një fantazmë që merrte mantelet e të tjerëve.

“Manteli” i liderëve serbë është Vojislav Shesheli dhe sheshelizmi. Shesheli është ish-kreu i Partisë Radikale Serbe që njihet si luftënxitësi më i madh gjatë luftërave të viteve ’90. Për shkak të luftënxitjes së tij të zellshme, ishte dënuar për krime lufte, pasi Tribunali i Hagës vendosi se kishte kërcënuar sigurinë publike të popullatës kroate në Hërtkovc dhe në disa qytete të tjera në Serbi. Politikanët si Shesheli e Millosheviqi, bëjnë pjesë te elita e dështuar komuniste jugosllave që pa dështimit të komunizmit iu kthyen kundër e u bënë nacionalistët më të egër duke e mohuar ideologjinë që i përkisnin deri dje. Millosheviqi dhe Sheseli plotësonin njëri-tjetrin në skenën politike të trazuar të asaj kohe. Me radikalizmin e tij, Shesheli ishte asi nën mëngë i Millosheviqit kur ai bisedonte me bashkësinë ndërkombëtare, duke iu thënë se po s’u morët vesh me mua, ekziston një opsion më radikal se unë.
Idetë shesheliane etnonacionaliste, shoviniste dhe ekspansioniste kanë qenë me vite ideologjia sunduese politike serbe, që nga vitet e ‘90-ta e deri në ditët e sotme. Për shkak të retorikës së tij nacionaliste, nxitjes për luftë, vënies në panik të popullit të tij dhe arrogancës së tij te tejskajshme, retorika për Serbinë e Madhe në gjuhën serbe është inkorporuar te folja “seshelovati”, e cila mund të përkthehet si “shesheloj”. Arroganca e tejskajshme e tij mund të dallohet edhe në retorikën e politikanëve të sotëm të Serbisë. Aleksandar Vuçiq, Ana Brnabiq, Boshko Obradoviq e Milica Gjurgjeviq Stamenkovski janë përfaqësuesit kryesorë të sheshelizmit në skenën politike aktuale serbe.

Vuçiqi “sheshelon” duke mohuar ghenocidin e Srebrenicës, masakrën e Reçakut, duke quajtur Albin Kurtin si “mbeturinë terroriste”, duke i quajtur politikanët kroatë si “ustashë” etj. Atij i vjen më së shumti natyrshëm të “sheshelojë”, sepse në fakt është nxënësi politik i Sheshelit, duke aderuar në partinë e tij në fillimet e viteve ’90 dhe duke bërë thirrjen se “për një serb të vrarë, do të vriten 100 myslimanë”. Boshko dhe Milica janë politikanë që i përkasin ekstremit të djathtë të spektrit politik, që shpesh të kujtojnë Musolinin dhe Hitlerin me deklaratat e tyre. Përveçse është anti-perëndimor e pro-rus, Boshko dhe partia e tij “Dveri” ka një orientim neo-fashist, mes të tjerash edhe duke u shprehur kundër marrjes së materialit riprodhues nga shtetet e tjera, që “gjeni serb” të mos modifikohet. Milica dhe Boshko janë pjesë të një të koalicioni politik dhe së bashku kanë 32 deputetë ne Parlamentin e Serbisë, që do të thotë se këto ide shoviniste dhe shesheliane kanë përkrahje tek segmente të caktuara të popullsisë serbe.

Ana Brnabiq, pavarësisht se e re dhe gjatë viteve ’90 ka qenë e vogël në moshë, shpeshherë ka treguar se doktrina e Sheshelit është e gdhendur thellë në mendimin e saj politik, duke trashëguar ksenofobinë dhe arrogancën e lartë të tij. Para disa vitesh ajo i quante shqiptarët si “njerëz të dalë nga pylli” dhe sa herë i jepet rasti, popullin kroat e quan popull “ustash”. Arroganca e tejskajshme shesheliane u shfaq edhe kur ajo po i përgjigjej ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorne Rhode, që kishte deklaruar që barrikadat duhet të hiqen deri në ditën e Krishtlindjeve. Ajo iu përgjigj: “Deri në cilat Krishtlindje? Tonat apo tuajat? Që ta dimë”, duke aluduar në kalendarin gregorian dhe justinian dhe faktin se serbët i festojnë Krishtlindjet me datë 7 janar dhe jo në 25 dhjetor. Ajo gjithashtu shtoi se babagjyshi do e ketë të vështirë të kalojë, duke pasur në mend barrikadat e vendosura. Kjo arrogancë dhe mungesë e empatisë është kryekëput shesheliane.
Liderët serbë nuk mund të jetojnë politikisht pa mantelin sheshelian, ashtu si Akaki Akakieviqi i Gogolit nuk mund të jetojë pa mantelin e tij. Sapo Akakieviqi ndërron mantelin, ai nuk e gëzon dot, për shkak se ia vjedhin. Në kontekstin e liderëve serbë, manteli politik sheshelian është mburojë e tyre dhe njëfarë garant i votës dhe jetëgjatësisë së tyre politike. Ata rrallëherë kërkojnë të ndërrojnë mantelin e vjetër e të arnuar politik të tyre. Kryeministri serb me një orientim më pro-perëndimor, Zoran Xhinxhiq, i ekzekutuar me 12 mars 2003 për shkak të pikëpamjeve të tij, mund të shihet si një përpjekje për të ndërruar mantelin sheshelian të politikës serbe, por që në fund “u vodh” nga mundësia për të veshur një mantel të ri demokratik e pro-perëndimor, përpjekje e cila i mori dhe jetën. Dostojevski do të thoshte: “Të gjithë kemi dalë nga ‘Manteli’ i Gogolit, por në rastin e liderëve serbë, ata të gjithë kanë dalë nga manteli i Sheshelit”.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bulevardi i qytetit dhe impakti ekonomik!

September 3, 2025

Cila është marrëdhënja midis shtetit dhe demokracisë?

August 27, 2025

Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

August 22, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

By adminNovember 12, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë…

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025

Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë

November 12, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

November 12, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.