Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan

November 5, 2025

Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

November 5, 2025

Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale

November 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan
  • Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale
  • Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell
  • Nëpër dekada bashkërisht
  • Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
  • Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
  • Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Rajonale»Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit gjatë periudhës komuniste
Rajonale

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit gjatë periudhës komuniste

adminBy adminOctober 21, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Pas një seance të gjatë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmjen e djeshme projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e regjimit diktatorial me 94 vota pro dhe një abstenim.

Ky projektligj i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie.

Gjatë seancës u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Pjesë e ndryshimeve ligjore është dhe amendamenti i depozituar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ku i mundëson çdo personi të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit.

Kjo do të thotë sipas Alibeajt, hapje e plotë e të gjitha dosjeve.

Dosjet e ish-sigurimit të shtetit kthyen në kuvend Lulzim Bashën, ndërsa Sali Berisha, deputet mbështetës të tij dhe deputetët e Partisë së Lirisë nuk morën pjesë në votim.

“Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni”, thuhet në projektligj.

Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit.

Më parë në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Rama u shpreh se e keqja më e madhe e komunizmit kishte ardhur pas shembjes së sistemit.

“Komunizmi ka bërë shumë të këqija, por një nga të këqijat shumë të mëdha e ka bërë pas vdekjes, duke pjellë komunistët antikomunistë. Ulëritësi numër 1 nuk vjen këtu pasi nuk do të hapen dosjet. Lustracioni është një truk për të mos hapur kurrë dosjet,” deklaroi ai.

Rama nuk kurseu akuzat dhe ironitë për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, theksoi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shi dhe shkarkime rrufesh – parashikimi i motit për sot

June 27, 2024

Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit

March 8, 2024

Borë në Slloveni e Kroaci [foto]

October 15, 2023
Mos humbni
Kronikë

Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan

By adminNovember 5, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 2 aktakuza ndaj 2 personave për vepra të…

Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

November 5, 2025

Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale

November 5, 2025

Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell

November 5, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan

November 5, 2025

Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

November 5, 2025

Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale

November 5, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.