Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës

October 15, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale

October 15, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje

October 15, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale
  • Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje
  • Arrestohet për rrezikim të trafikut publik një person në Gjilan
  • Arrestohet për dhunë në familje një person në Kamenicë
  • Ndalohet një person në Gjilan për veprën penale rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
  • Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon
  • Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029
Lajme Lokale

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029

adminBy adminMay 26, 2022Updated:May 26, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues, ku ka anuluar vendimin për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) 2021-2029, për arsye, siç ka thënë drejtori i Urbanizmit, Ali Arifi, përmbajtjesore, procedurale, ligjore e teknike.
Alban Hyseni, kryetar i Komunës, tha se arsyeja kryesore pse duhet të anulohet vendimi dhe të bëhen ndryshime në PZHK është zona ekonomike, e cila është paraparë të ndërtohet, ndërmjet Kmetocit dhe Shillovës, në një hapësirë prej 100 hektarësh e ku 84 hektarë prej tyre janë pronë private.
Shpronësimi i një hapësire kaq të madhe është i papërballueshëm financiarisht për Komunën, ka thënë kryetari Hyseni, duke shtuar se qeverisja e tij planifikon që zonën ekonomike ta ndërtojë në një lokacion ndërmjet Poneshit dhe Gumnishtës, i cili tërësisht, 145 ha, është pronë komunale dhe shtrihet vetëm 3,5 kilometra larg autostradës.
Për më tepër, kryetari Hyseni ka thënë se ky është projekti më i rëndësishëm i Komunës së Gjilanit në njëzet vite.
‘Zona ekonomike, bulevardi i madh i qytetit dhe lokacioni i varrezave, janë interesa të qytetarëve të Gjilanit dhe këtu, Kuvendi Komunal duhet të jetë unik’ ka thënë ai.
Megjithatë, Kuvendi nuk ishte unanim në këtë pikë. Opozita (LDK) e cilësoi të paligjshëm anulimin.
Avdyl Aliu, në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së, tha se PZHK është miratuar në Kuvend vitin e kaluar, pasi i ka kaluar të gjitha procedurat e nevojshme dhe nuk mund të anulohet pa kaluar tetë vite. Sa i përket aspektit të ligjshmërisë, ai tha se Ministria ka bërë vetëm një vërejtje teknike.
Ndërkaq, Krenare Latifi (LVV), në emër të grupit i dha përkrahje propozimit për anulimin e vendimit të mëhershëm për PZHK, duke nënvizuar faktin se zona ekonomike është interes i rëndësishëm për qytetin e Gjilanit.
Edhe Bujar Nevzati, i cili e mbështeti anulimin e vendimit në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së, tha se ky plan është bërë për interesa të individëve dhe jo për interesa të qytetarëve, sepse zonën ekonomike e ka paraparë kryesisht në pronë private, ndërsa nuk ofron zgjidhje për problemin e varrezave.
Kurse sa i përket vendimit për bartjen e shërbimeve komunale te NPL ‘Tregu’, që erdhi si propozim i ekzekutivit komunal, kryetari i Komunës, Alban Hyseni tha se marrëveshja ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe sigurimin fizik të objekteve komunale, ku përfshihet administrata, shëndetësia primare dhe arsimi, shërbime këto që deri tani janë kryer nga operatorë ekonomikë.
Sipas kryetarit Hyseni, kjo praktikë zbatohet edhe në komunat tjera dhe është treguar e suksesshme.
‘Marrëveshja me NPL ‘Tregu jo vetëm që siguron shërbime me një kosto më të ultë, por ofron një mundësi të mirë edhe për sistemimin e punëtorëve, që tani janë të angazhuar te operatori ekonomik’, ka thënë ai.
Grupet politike në Kuvend i dhanë mbështetje nismës, me kërkesë që në procesin e rekrutimit t`u jepet përparësi punëtorëve ekzistues dhe që marrëveshja të mos kufizohet në tre vjet.
Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, tha se marrëveshja duhet të përmbajë afatin, ashtu siç është paraparë për tre vjet, sepse përkufizimi kohor i bën edhe punëtorët më të përgjegjshëm ndaj obligimeve të tyre.
Përndryshe, Kuvendi ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), sikurse ka zgjedhur Ismajl Kurteshin për kryesues të komisionit komunal për bursa, ka miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve financiare për KB Drita dhe KV Drita, ka miratuar vendimin për plotësimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe z/drejtorëve të shkollave me një anëtar të tretë, vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të një parcele në fshatin Malishevë si dhe kërkesën e Kushtrim Kadriut (Vatra), si rekomandim i Kuvendit për qeverinë e Kosovës sa i përket zbatimit të rezolutës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc për t`ua mundësuar qytetarëve të Luginës që të pajisjen me dokumente personale, në mënyrë që të kenë mundësi t`i gëzojnë të drejtat e tyre në Kosovë, ku jetojnë nga paslufta e këndej.
Ndërkaq, me propozimin e Gentrit Murselit (LDK), Kuvendi ka shtyrë për një seancë tjetër raportin e punës për vitin 2021 të Komisionit komunal të aksionarëve në Ndërmarrjet publike lokale “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu, sikurse edhe vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në ndërmarrjet publike “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena”, që erdhi si propozim i Krenare Latifit (LVV).
Me pyetje e diskutime, në punimet e kësaj seance kanë kontribuuar këshilltarët Avdyl Aliu, Krenare Latifi, Bujar Nevzati, Kushtrim Kadriu, Gentrit Murseli, Ismajl Kurteshi, Latif Maliqi, Afërdita Balaj, Ardhmërie Jakupi, Ekrem Kryeziu, Sami Ahmeti, Rijad Elezi, Nazim Gagica, Arianit Ibrahimi dhe të tjerë.
Interesimeve të tyre, përgjigje u kanë dhënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni si dhe drejtorët komunalë Aurora Osmani Buca (DSHMS), Selvete Sylejmani (DA), Entela Hyseni (DI), Riad Rashiti (DBF), Kushtrim Zeqiri (DKRS), Bekim Salihu (DKGJPB)./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës

October 15, 2025

Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

October 13, 2025

Ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së

October 13, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës

By adminOctober 15, 2025

Komuna e Kamenicës po vazhdon me realizimin e projekteve konkrete infrastrukturore në fshatin Krilevë,…

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale

October 15, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje

October 15, 2025

Arrestohet për rrezikim të trafikut publik një person në Gjilan

October 15, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës

October 15, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale

October 15, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje

October 15, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.