Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave

October 21, 2025

Eco Higjiena: Solidarizim për kolegun tonë dhe apel për vozitësit!

October 21, 2025

Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Stadiumin e Qytetit, ku po investohen 12.8 milionë euro

October 21, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave
  • Eco Higjiena: Solidarizim për kolegun tonë dhe apel për vozitësit!
  • Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Stadiumin e Qytetit, ku po investohen 12.8 milionë euro
  • Zyra për Informim: Komuna e Gjilanit, vlerësohet lartë për performancë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale
  • Fillon edicioni i gjashtëmbëdhjetë i manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”
  • Në 24 orët e fundit 62 aksidente trafiku në Kosovë
  • Moti sot me vranësira dhe në intervale të shkurta me diell
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Kurti: Marrëveshjet me Shqipërinë janë më shumë sesa në një iniciativë rajonale
Lajme Qendrore

Kurti: Marrëveshjet me Shqipërinë janë më shumë sesa në një iniciativë rajonale

adminBy adminJune 20, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 19 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumëfishë më shumë sesa janë bërë në iniciativa rajonale.

Ai tha se raportet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore për çka nuk ka nevojë për ndërmjetës.

Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se s’kanë lëvizur nga qëndrimet për iniciativën rajonale “Ballkani Hapur”.

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit. Prandaj edhe mbledhja, është një mbledhje midis Kosovës e Shqipërisë, Shqipërisë e Kosovës që t’i forcojë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve tanë për interesin, dëshirat e nevojat e tyre. Ndërkaq, për çështjen e ngritur, ajo është e një dimensioni tjetër, pra jo bilaterale, jo midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asgjë të re t’iu them… 19 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, kjo është shumëfish më shumë sesa marrëveshjet që janë bërë në një tjetër iniciativë rajonale, por unë jam i bindur që lajm sot është përforcimi dhe avancimi i së përbashkëtës sonë dhe jo dallimet që dihen… Ne jemi në CEFTA siç dihet dhe mbase do të marrë së shpejti një fillim të ri Procesi i Berlinit. Jemi të interesuar për sa më shumë bashkëpunim, por sot nuk kishim një takim rajonal, por bilateral dhe vëllazëror”, tha ai.

Pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, Kurti tha se është në interesin e të dyja vendeve të qëndrojnë bashkë.

“Pas zbatimit thuajse të plotë të marrëveshjeve që nënshkruam në nëntor të vitit të kaluar, gëzohem që sot u pajtuam edhe për një mori të reja, plot 19 të tilla, duke shtuar kështu edhe më shumë bashkëpunimin tonë në fushën e arsimit, rendit, energjisë dhe infrastrukturës, tregut të përbashkët ekonomik, turizmit, mbrojtjes e të tjera. Gjithmonë marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve bëhen për t‘i shtuar marrëdhëniet dhe për t’i afruar edhe më shumë qytetarët. Ne, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona të afërta, teksa qëndrojmë të përbashkuar si sot rreth nevojës, dëshirës dhe qëllimit për zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie. Vendet tona nuk i bën bashkë vetëm interesi, por është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë. Aq sa na bashkon historia, gjuha dhe kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë, bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe rrit besimin social ndërmjet qytetarëve në dy anët e kufirit. Sidomos, ky besim i ndërsjellë social ka dëshmuar që është qenësor në gatishmërinë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar”, shtoi ai.

Lidhur me raportimet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëllim rrëzimin e tij, Kurti nuk pranoi të komentojë, por tha se deklaratat, komentet, insinuatat dhe intrigat e ndokujt janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë në mbledhjet e përbashkëta.

“Së pari, ne nuk mund të bëjmë tani komente apo të japim përshtypjet tona për konglomerat përshtypjesh nga më të ndryshmet sepse atëherë nuk jemi kryeministra por ndoshta as analistë të mirë. Porti i ri i Durrësit, Porti i Thatë i Prishtinës, Hekurudha në mes. Kjo është çështja me e rëndësishme për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe unë për këtë, çdo ditë në vijim do të bëj fushatë. Kjo është tejet vendimtare për një hov të madh ekonomik të kombit tonë mbarë, prandaj deklaratat, përshtypjet, insinuatat, intrigat, komentet e ndokujt janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë ne këtu në mbledhjet e përbashkëta”, tha ai.

Ndërkohë, foli edhe për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që të takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur, sepse ka kaluar një vit e gjysmë që kur mbahen në paraburgim. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur që të takohem me të pas vizitës që ai ka bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sa sonte”, deklaroi Kurti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me vranësira dhe në intervale të shkurta me diell

October 21, 2025

Moti për sot me vranësira dhe intervale me diell, temperatura maksimale arrin deri në 19°C

October 11, 2025

Moti sot me reshje intensive shiu, pritet borë në disa zona

October 2, 2025
Mos humbni
Kulturë

Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave

By adminOctober 21, 2025

Nga: Zijadin Hasani Sipas njoftimit të paradokohshëm në FB nga ana e R. Hasanit,…

Eco Higjiena: Solidarizim për kolegun tonë dhe apel për vozitësit!

October 21, 2025

Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Stadiumin e Qytetit, ku po investohen 12.8 milionë euro

October 21, 2025

Zyra për Informim: Komuna e Gjilanit, vlerësohet lartë për performancë

October 21, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave

October 21, 2025

Eco Higjiena: Solidarizim për kolegun tonë dhe apel për vozitësit!

October 21, 2025

Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Stadiumin e Qytetit, ku po investohen 12.8 milionë euro

October 21, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.