Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave

March 10, 2026

Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera

March 10, 2026

Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
  • Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shtruar iftar për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve
  • Vjedhje e armës në Smirë të Vitisë, rasti nën hetime
  • Mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës
  • Pensionohet mjekja gjilanase Dr. Shemsije Hajrizi
  • 1,955 tiketa trafiku dhe 17 arrestime për 24 orët e fundit në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Kurti: Jemi në kontakt me KFOR-in, barrikadat duhet të hiqen menjëherë
Lajme Qendrore

Kurti: Jemi në kontakt me KFOR-in, barrikadat duhet të hiqen menjëherë

adminBy adminDecember 11, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri të Kosovës, duhet të hiqen menjëherë.

Për këtë, ai tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është në kontakt me komandantin e misionit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Kurti po ashtu tha se Serbia ka disa ditë që po “e kërcënon Kosovën me agresion”.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së”, shkroi Kurti në Facebook.

Sipas tij, kërkesa e Serbisë, për kthimin e ushtrisë në Kosovë, kërkon që ta kthejë “kohën e [ish-udhëheqësit serb, Sllobodan] Millosheviq” dhe që çështja e Kosovës “të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së”.

“Si reagim ndaj propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania [dhe ShBA-ja], duan kthim te KS i OKB-së ku ndodhet vetoja e Rusisë [dhe Kinës]”, tha Kurti, duke iu referuar një plani të propozuar nga Franca dhe Gjermania për zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai kërkoi që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të dënojnë dhunën, që tha se është e orkestruar, duke shtuar se një mosdënim, “do ta inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës. Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se do t’i drejtohet KFOR-it për t’i kërkuar kthimin e trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Kjo, sipas tij, i lejohet Serbisë në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës. Më 8 dhjetor, një polic u plagos lehtë, ndërkaq të shtunën, Policia tha se në tri raste ka pasur të shtëna drejt zyrtarëve policorë nga “grupet kriminale”, duke shtuar se policët janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Për shkak të situatës në veri të Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vendosi që të shtyjë zgjedhjet lokale në katër komunat veriore për prillin e vitit të ardhshëm.

Paraprakisht, zgjedhjet ishin caktuar që të mbaheshin më 18 dhjetor në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Këto komuna, që nga nëntori kanë mbetur pa kryetarë, pas dorëheqjes së tyre.

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës

March 10, 2026

Mot i ndryshueshëm në Kosovë gjatë ditëve në vijim

March 8, 2026

Mot me diell sot, temperaturat deri në 18°C

March 7, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave

By adminMarch 10, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, të…

Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera

March 10, 2026

Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku

March 10, 2026

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shtruar iftar për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave

March 10, 2026

Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera

March 10, 2026

Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.