Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Kundërshtimi, kooptimi dhe marrëveshja finale me Serbinë
Opinione

Kundërshtimi, kooptimi dhe marrëveshja finale me Serbinë

adminBy adminSeptember 17, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Faton Bislimi

Në sferën e angazhimit diplomatik për arritjen e qëllimeve të veta, shkencat politike e vecanërisht teoritë e marrëdhënjëve ndërkombëtare njohin dy metoda themeltare që fuqitë e mëdha zakonisht përdorin: atë të dekonstruktimit apo atë të kooptimit.

Amerikanët kryesisht e favorizojnë kooptimin, bile kur demokratët qeverisin në Washington, dekonstruktimi as që konsiderohet thuajase. Kooptimi siguron një shteg me të lehtë e me më pak kosto për arritjen e qëllimeve diplomatike dhe atyre të politikës së jashtme amerikane kudo në botë.

As Kosova nuk bënë përjashtim këtu.

Por, para se të shohim shembullin e casjes klasike të kooptimit në arritjen e interesave dhe qëllimeve të politikës së jashtme amerikane në Kosovë, le të kemi parasysh se çfarë është kooptimi dhe dekonstruktimi në termat më të përgjithshëm të mundëshëm. Duke i ikur skajshmërisht zhargonit e terminologjisë së shkencave politike, kooptimi mund të kuptohet si mënyrë e arritjes së qëllimeve politike e diplomatike përmes strukturave ekzistuese në një vend e vecanërisht duke i bërë të njejtat të ndërmarrin veprimet që jashtë strukturave s’do i pranonin kurrë; kurse dekonstruktimi është mënyrë e arritjes së qëllimeve politike e diplomatike në një vend duke zhbërë strukturat ekzistuese (qoftë edhe me përdorim force, invasion, etj.) dhe duke krijuar struktura të reja vendimmarrëse që i shkojnë përshtati interesave të pales ndërhyrëse.

Tash, le t’i kthehemi shembullit të Kosovës.

Në kohën kur bashkësia ndërkombëtare nën udhëheqjen e SHBA-ve po mundohej të gjente rrugën më të sigurtë e me më së paku përshkallëzim për të stopuar Millosheviqin dhe fushatën e tij gjenocidiale e të spastrimit etnik në Kosovë, u thirrë konferenca paqësore ndërkombëtare e Rambujesë. Amerikanët kishin vendosur që duhej nënshkrimi i delegacionit shqiptar në Marrëveshjen e Rambujesë ashtu që ata mandej bashkë me NATO-n të fajsonin Serbinë për pamundësimin e paqës dhe të godisnin atë përmes bombardimeve ajrore të NATO-s. Fraksioni që kishte telashet më të mëdhaja për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë dihej se ishtë pjesa e delegacionit shqiptar atje që përfaqësonte UCK-në. Andaj, amerikanët bënë atë që duhej – pra kooptimin – dhe arritën që në krye të delegacionit të vendosnin Hashim Thaçin, ani pse bashkëpunëtor historik dhe të besueshëm e kishin Dr. Ibrahim Rugovën. Së fundi, dokumentet të deklasifikuara nga CIA tregojnë fare mirë se sa korrekt dhe sa të përkushtuar kanë qenë amerikanët në Rambuje dhe sa vlerësim të lartë kishin për urtësinë e Dr. Rugovës. Ky veprim ishte bërë për të arritur cakun! Me Thaçin në krye, me lehtë do arrihej bindja e delegacionit të Kosovës të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë dhe kjo ndodhi. Njeriu që më së shumti sfidonte nënshkrimin e marrëveshjes u bë bartës kryesor i saj! Një shembull klasik kooptimi diplomatik ky.

Një shembull tjetër është akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. PDK e udhëhequr nga Thaçi nuk kishte mund të vintë në pushtet në Kosovë deri më 2007. Ardhja e Thaçit në pushtet u bë pikërisht për të çuar përpara misionin e pavarësimit të Kosovës, përmes një procesi fillimisht të një pavarësie të mbikqyrur dhe duke bërë shtetin e ri të mos kishte simbolet e veta assesi të ndërlidhura me simbolet kombëtare shqiptare, sic është flamuri kuq e zi për shembull. Në një situatë të tillë, elementët më ekstremistë Brenda PDK-së së asaj kohe kishin treguar se sa të gatshëm ishin për të mbrojtur simbolet kombëtare në Kosovë kur kishin djegur flamurin e Kosovës të propozuar nga Rugova pak para shpalljes së pavarësisë. Paramendone shpalljen e pavarësisë së Kosovës me një flamur që s’përngjanë fare me atë kombëtar, me një zyrë mbikqyrëse, etj., dhe një PDK të asaj kohe (them asaj kohe ngase edhe PDK ka evoluuar gjatë kësaj kohe) në opozitë?! Besoj secili mund ta marrë me mend rezultatin! Por, u dashtë që pikërisht PDK te vijë në pushtet dhe të jetë bartëse e një flamuri shtetëror edhe me më pak identifikim kombëtar sesa ai i Rugovës që e kishin djegur në publik. Edhe ky është nje shembull tipik kooptimi, përmes së cilit u arritë qëllimi me koston më të vogël të mundëshme.

Në fund, besoj këtë shembullin e tretë mund ta merrni me mend. Dikush historikisht ka qenë kundër dialogut me Serbinë, kundër Asociacionit, e shumë proceseve tjera. Por, sot pikërisht ai është njeriu i thirrur në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, që duhet të përmbyllë pikërisht këtë proces — të cilin proces e ka luftuar pamëshirshëm — me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe legalisht të obligueshme me Serbinë, të perqendruar në njohje reciproke. Prandaj, përgjerësa ekziston përkrahja e parezervë amerikane për të përmbyllur këtë proces, dhe përgjerësa po shihet kjartazi tanimë se ky është shembulli i tretë i kooptimit në casjen e politikës së jashtme amerikane karshi Kosovës, çfarëdo hezitimi apo vonese në përmbylljen e dialogut nuk na bënë mirë. Alternativën, për cilëndo arsyeje, mund ta merrni me mend?!

Fundja, përkundër dyshimeve fillestare e mospajtimeve të disave, edhe nga Rambujeja edhe nga Ahtisari kemi dale fitimtarë – njëra mundësoi involvimin e NATOs për clirimin e Kosovës, e tjetra shtetësinë e Kosovës. Po, kemi bërë kompromise gjatë rrugës, disa të detyrueshme e disa nga mosdija jonë, por në fund, nuk kemi humbë në esencë. Andaj, nuk duhet të humbim as sot. Sa më shpejtë që të përmbyllim dialogun me Serbinë, aq më mirë e më shpejtë do mund të ecim drejt ambicijeve tona për integrim euroatlantik. Krejt çka na duhet është të sigurohemi që Washingtonin e kemi mbrapa! Tjerat le të mbesin muhabete masdarke!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.