Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi një vizitë në terren për të parë nga afër ecurinë e punimeve ndërtimore që po realizohen në kuadër të projektit “Bridging Regions”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Cross-Border Cooperation.
Gjatë vizitës, kryetari Haliti theksoi rëndësinë dhe ndikimin e madh të projektit, i cili përmes investimeve kapitale në rregullimin e shtratit të lumit, ndërtimin e trotuareve, gropave septike, si dhe pushimoreve pranë qeshmeve të vjetra, po kontribuon dukshëm në zhvillimin e turizmit lokal dhe përmirësimin e mjedisit — jo vetëm për Komunën e Vitisë, por edhe për zonat përreth.
Përndryshe ky vlerësohen se ky projekt përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërkufitar dhe investimeve të qëndrueshme që nxisin zhvillimin ekonomik dhe promovojnë trashëgiminë natyrore e kulturore të rajonit./Gjilani INFO/





