Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se viti 2026 po nis me një lajm të rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë në Kamenicë.
Sipas Kryetarit Rahimaj është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë, marrëveshje kjo në vlerë prej 1 milion euro.
“Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me z.Usame Morina, është arritur kjo marrëveshje. Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore primare për qytetarët e Komunës së Kamenicës. Falemnderit donatorit “Dar Al Beer Society” dhe z.Morina për kontributin e dhënë deri më tani. Shëndetësia është prioritet për ne, andaj vazhdojmë me punë të mira”, ka thënë Kryetari Rahimaj./Gjilani INFO/




