Mbi shtatëdhjetë studentë, kanë mbajt praktik me pagesë në institucionet komunale të Gjilanit, duke përfituar përvojë gjatë tre muajve.
Me rastin e përfundimit të praktikës, ata janë pritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai tha se mbi 70 studentë të shkëlqyer të Gjilanit tonë e gjallëruan komunën për tre muaj, përmes praktikës me pagesë që ndoqën në institucionin tonë.
“Ishte kënaqësi e veçantë t’i takoj disa prej tyre dhe të dëgjoj nga afër përvojat e tyre gjatë kësaj periudhe si pjesë e administratës komunale”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, theksoi se: të rinjtë tanë janë të gatshëm për tregun e punës, me energji, ide dhe vizion të qartë për të ardhmen.
“Jam i bindur se kjo përvojë do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional. Ne jemi shumë krenarë për secilin prej tyre, për përkushtimin, seriozitetin dhe dëshirën për të kontribuar në qytetin tonë”, tha kryetari Alban Hyseni./Gjilani INFO/







