Kryetari Hyseni ka thënë se punimet për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore në Gjilan, po vazhdojnë.
Ai ka dalë për të parë nga afër ecurinë e punëve aty, ashtu siç edhe kishte vizituar dhe shikuar edhe disa projekte tjera, ditë më parë.
Sipas tij, punimet e kësaj qendre kanë nisur me 4 tetor të vitit të kaluar dhe vlera e investimeve është 2.5 milionë euro.
“Këtu do të ofrohen shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë”, ka thënë Hyseni./GJILANI INFO/






