Në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Komunën e Gjilanit, janë bërë përmirësime dhe investime të shumta dhe të cilat janë të dobishme për jetën e qytetarëve.
Ky sektor vazhdon të mbetet prioritet, ku parashihet të realizohen projekte për të mirën e qytetarëve.
Kryetari i Komunës s֝ë Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shëndetësia dhe mirëqenia sociale, do të vazhdojnë të jenë prioriteti kryesor.
“Projekti më i madh, banimi i përballueshëm social, do të jetë strehë për shumë familje”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, më tej tregon se do ta përfundojnë objektin e Qendrës së Qëndrimit Ditor për të Moshuar, bashkë me shoqatën Jetimat e Ballkanit.
“Do të ndërtojmë edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare me aneksin e Urgjencës. Do të vazhdojmë me pagesat për lindje të reja, ndihmat për familjet në nevojë dhe barnat falas”, theksoi kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/


