“Me kënaqësi i vizituam disa prej mësimdhënësve që janë trajnuar në kuadër të programeve profesionale që kemi sjellë në Gjilan”, ka thënë kryetar i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Kreu i kësaj komune ka thënë se përmes partneriteteve me organizata vendore dhe ndërkombëtare, gjatë këtij mandati kanë bërë të mundur që rreth 1mijë 400 mësimdhënës të përfitojnë trajnime cilësore, duke i forcuar aftësitë e tyre dhe ngritur cilësinë e arsimit në komunën e Gjilanit.
“Këtë e kemi përmbushur dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim mësimdhënësit tanë, që të ndihen të përkrahur në atë që e bëjnë përditë me përkushtim – përgatitjen e brezave të rinj”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/