Pas publikimit të një video në medie, ku ushtrohet dhunë ndaj një të miture, deklarohet edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai tha se: një video që po qarkullon nga mbrëmë në medie më ka tronditur thellë, jo vetëm mua personalisht, por edhe gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës.
Sipas tij pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë.
“Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit u bënë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria e çdo fëmije në qytetin tonë./GJILANI INFO/


