Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Në mandatin tonë do të mundësojmë rritjen e koeficientit ndërtimor deri në minimumin 5.0.

October 6, 2025

Lagjet Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë folën qartë: Fitorja është e jona dhe me të parën – pa balotazh!

October 6, 2025

Bresalci e tha fjalën e vet, dhe ajo është njëzëri PO për guximin, vlerën e ndryshimin që po vjen bashkë me neve!

October 6, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Në mandatin tonë do të mundësojmë rritjen e koeficientit ndërtimor deri në minimumin 5.0.
  • Lagjet Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë folën qartë: Fitorja është e jona dhe me të parën – pa balotazh!
  • Bresalci e tha fjalën e vet, dhe ajo është njëzëri PO për guximin, vlerën e ndryshimin që po vjen bashkë me neve!
  • Është përuruar rruga për fshatin Vernakollë, një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor në komunën e Vitisë
  • Me programin tonë qytetarëve do t’u kthehet shpresa dhe besimi se e ardhmja është këtu!
  • Fitorja po vjen – bashkë, me zemër dhe me besim!
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale
  • Lista e NISMA Socialdemokrate në Gjilan adresë e besimit qytetar, zë i brengave, shqetësimeve dhe kërkesave të përditshme
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Kriza demografike: Kosova në recesion
Opinione

Kriza demografike: Kosova në recesion

adminBy adminJuly 17, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sami Behrami

Në fushën e ekonomisë, termi “recesion” ka përdorim të gjerë dhe nënkuptohet si një tkurrje e ciklit të ekonomisë së një vendi, si një rënie të përgjithshme e aktivitetit ekonomik që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm dhe që zakonisht manifestohet me krizë. Megjithatë, ky term përdoret edhe në shkencat e tjera ku trendët e fenomeneve janë në tkurrje – drejt një krize të mundshme.

Edhe pse në shkencën e demografisë recesioni si term nuk është shumë i përhapur, megjithatë, nga trendët e përgjithshëm globalë mund të konstatohet se vendet e zhvilluara dhe shumica e vendeve në zhvillim – përfshirë Kosovën – janë përfshirë nga “recesioni demografik” apo nga tkurrja demografike me premisa reale drejt krizës demografike.

Për gjendjen e zhvillimeve demografike në nivel global, por edhe në Kosovë, përshkrimi më i saktë i gjendjes do të ishte konstatimi i demografëve Bricker dhe Ibbitson të cilët në studimin e tyre Tronditja nga rënia globale e popullsisë [The shock of global population decline] kanë konstatuar se “Ne nuk po përballemi me sfidën e një bombe të popullatës, por të zvogëlimit të popullatës njerëzore”. Në favor të këtij konstatimi shkon edhe fakti se rreth 60% e vendeve të globit kanë normë të fertilitetit të përgjithshëm më të ulët se 2.1 fëmijë për grua (norma e nevojshme për ripërtëritje të thjeshtë të popullsisë – popullsia në numër të njëjtë) duke përfshirë këtu edhe dy vendet me numrin më të madh të popullsisë që janë India dhe Kina.

Në rastin e Kosovës këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitit 2024, ku tri përfundimet kryesore – të cilat mund të nxirren nga ky regjistrim – janë se Kosova në periudhën 2011-2024 (periudha mes dy regjistrimeve të popullsisë) po tkurret, po zbrazet dhe po plaket.

Shikuar në kontekst të zhvillimit historik dhe demografik, Kosova shpërthimin demografik e përfundoi në vitet e ’80 dhe në fillim të viteve’90 të shekullit XX; stagnimin demografik e përjetoi në dekadën e parë të shekullit XXI; ndërsa, në dekadën e dytë të shekullit XXI, Kosova ka përjetuar fazën e recesionit demografik me hapa të shpejtë dhe drejt një krize demografike. Për fat të mirë, Kosova, në krahasim me vendet e gjithë Ballkanit Perëndimor, madje edhe të Evropës Juglindore, ende karakterizohet me shtim pozitiv natyror (numri i lindjeve më i lartë se i vdekjeve, edhe pse diferenca mes dy komponentëve te shtimit natyror po zvogëlohet gjithnjë), duke zbutur pasojat e recesionit/ krizës demografike të shkaktuar në radhë të parë nga fluksi shumë i lartë i emigrimit.

Emigrimet e çerekut të parë të shekullit XXI janë – deri tani – valët më të pafavorshme të emigrimeve në Kosovë. Ky trend po zhvillohet në rrethana të reduktimit të lindshmërisë, rënies së shtimit natyror – me tendenca të rënies të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe procesit të përshpejtuar të deformimit të strukturave te popullsisë (sidomos asaj sipas moshës), drejt plakjes së popullsisë. Përveç numrit të përgjithshëm të emigrimit, shqetësues është sidomos fakti se emigrimet e kësaj periudhe kanë marrë karakter familjar (familje të tëra po largohen, qoftë si familje apo edhe me bashkim familjar).

Fatkeqësisht, institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak në adresimin e faktorëve nxitës të emigrimit, siç janë: zhvillimi ekonomik, papunësia dhe punësimi i pasigurt për të rinjtë, perspektiva për një jetë më të mirë dhe më të sigurt, më të dinjitetshme, zgjidhjen e çështjeve të strehimit – sidomos të çifteve të reja etj. Pra, edhe pse Kosova në periudhën pas pavarësimit karakterizohet me rritje ekonomike, një rritje e tillë ishte e paqëndrueshme dhe e pamjaftueshme për adresimin e problemeve ekonomike (që ishin edhe faktorët kryesorë të emigrimit) – duke ndikuar në zhvillimin demografik e duke shkaktuar, në radhë të parë, rënie të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe nivel dukshëm më të ulët të lindshmërisë.

Gjithashtu, pasojat e emigrimit manifestohen në të gjitha segmentet e jetës: a) demografike (madhësinë e popullsisë, duke shkaktuar humbjen e asaj pjese të popullsisë e cila përbën potencial zhvillimi; nivelin e lindjeve, rritjes natyrale të popullsisë dhe strukturat e popullsisë – demografike, ekonomike, sociale, etnike etj., përcjell kjo me shpopullim natyror, emigracionin e trurit, plakjen e popullsisë etj.); b) socio-ekonomike (rritja e ulët e PBB-së për kokë banori, ngadalësimi i rritjes ekonomike, humbja e fuqisë punëtore, ulja e konkurrencës dhe ndikimi negativ në sistemin shoqëror, pensionet, emigrimi i personave të kualifikuar etj.); c) për sigurinë e vendit (në shekullin XXI, koncepti i “sigurisë” është transformuar shumë dhe nuk barazohet vetëm me sigurinë ushtarake, por përfshin edhe lloje të tjera – të tilla si siguria demografike, ekonomike, ekologjike, politike dhe lloje të tjera të sigurisë); d) në sistemin arsimor (zvogëlimi i numrit të nxënësve dhe studentëve në të gjitha nivelet e arsimit) etj.

Se Kosova është futur në recesion të thellë demografike, me premisa të krizës demografike, e vërtetuan edhe të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 i cili, në raport me regjistrimin e popullsisë së viti 2011, dëshmoi për tendenca të tkurrjes, zbrazjes dhe plakjes së popullsisë.

Numri i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë – vetëm në periudhën mes dy regjistrimeve të popullsisë – ka treguar tendencë të zvogëlimit me rreth 10% që, shprehur figurativisht, dëshmon se Kosova gjatë kësaj periudhe (2011-2024) ka humbur aq banorë sa numri i banorëve në tri komuna relativisht të mëdha – Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj së bashku.

Në periudhën mes dy regjistrimeve të popullsisë (2011-2024), shpopullimi ishte i pranishëm pothuajse në të gjitha komunat dhe zonat e Republikës së Kosovës. Këtë më së miri e mbështet fakti se nga 38 komunat e Kosovës, 76.3% (29) prej tyre karakterizohen me rënie të numrit të popullsisë, ndërsa vetëm 23.7% (9) karakterizohen me rritje të popullsisë – nga të cilat 8% (3) mund të kategorizohen si komuna me stagnim të popullsisë, që do të thotë se kanë rritje shumë të ulët, ndërsa në 4 komuna (shumë të vogla për nga numri i popullsisë) rritja mund të ketë ardhur si pasojë e përfshirjes më të madhe të komuniteteve në regjistrimin e popullsisë të vitit 2024.

Për shkak të dimensionit të gjerë dhe shpejtësisë së përhapjes së popullatës së moshuar, shekulli XXI do të jetë shekull i të moshuarve, i cili si proces deri me sot nuk është shënuar në historinë e njerëzimit. Prandaj, nga shumë ekspert të fushës së demografisë, shek. XXI është shpallur shekull i plakjes së popullsisë.

Edhe Kosova po përballet me fenomenin e plakjes. Këtë më së miri e vërteton fakti i rritjes së moshës mesatare të popullsisë – e cila në vitin 2011 ishte rreth 29 vjeç, për të arritur në rreth 35 vjeç në vitin 2024. Kjo rritje e moshës mesatare te popullsisë, por edhe indikatorët e tjerë, tregojnë se moshimi demografik i Kosovës – i shkaktuar në radhë të parë nga emigrimi masiv, rënia e lindshmërisë, por edhe nga rritja e jetëgjatësisë – do ta ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tone.

Rënia shumë e shpejt e shtimit natyror dhe emigrimet selektive (grupmoshat 20-39 vjeçe përbëjnë afër gjysmën e emigrantëve), kanë përshpejtuar procesin e plakjes së popullsisë. Kështu, derisa në vitin 2011 grupmoshat mbi 60 vjeçe përbënin 9.6% te popullsinë, në vitin 2024 kjo pjesëmarrje u rrit në 16.1% . Në të njëjtën kohë, grupmoshat 0-19 vjeçe kanë treguar tendencë të zvogëlimit të pjesëmarrjes nga 38.1% në 29.7%. Se popullsia e Kosovës po plaket, këtë e dëshmon edhe fakti i rritjes së popullsisë sipas grupmoshave (në periudhën 2011- 2024). ku grupmoshat e reja 0-19 vjeçe treguan tendencë të zvogëlimit për 25.9%, grupmoshat 20-59 vjeçe një zvogëlim negativ për -5.2 %, ndërsa vetëm grupmoshat mbi 60 vjeçe kanë treguar rritje për 49.7% (janë dyfishuar ).

Edhe pse statistikat e emigrimeve, për shkak të specifikave të mbledhjes mund të konsiderohen jo të plota, megjithatë, edhe të dhënat e tilla të mangëta tregojnë për normë shumë të lartë të emigrimit nga Kosova në periudhën në mes dy regjistrimeve të popullsisë. Kështu, në periudhën 2011-2023 jashtë shtetit kanë emigruar mbi 370 mijë banorë.

Se emigrimet kanë marr përmasa shqetësuese, këtë e dëshmon edhe fakti se gjatë periudhës 12-vjeçare Kosovën e kanë braktisur, mesatarisht brenda vitit, rreth 31mijë banorë. Me fjalë të tjera, Kosova, në periudhën 2011-2023, për çdo vit ka humbur popullsi të një komune të madhësisë së Istogut ose të Klinës ose, për kuptim edhe më të lehtë: gjatë vitit 2021 dhe 2022, mesatarisht brenda dite, Kosovën e kanë braktisur rreth 119 persona – ose 1 person për çdo 12 minuta.

Edhe më shqetësues është fakti se, bazuar në studime të ndryshme të realizuara në vend, rreth 60% e të anketuarve kanë shprehur dëshirën të ikin nga Kosova – kryesisht gjenerata të reja 20-40 vjeçe që përbëjnë rreth gjysmën e numrit të emigrantëve dhe të cilët përbejnë kontingjentin kryesor demografik dhe të lindshmërisë – kontingjentin e punës, të sigurisë etj., duke shkaktuar rënie te “kapitalit human” si bartësin kryesor të zhvillimit socio-ekonomik.

Për gjendjen e krijuar nga emigrimet, të cilat Kosovën e kanë futur në një krizë demografike dhe socio-ekonomike, më së miri do të përshtatej postulati i Nobelit për Ekonomi (2001), George Akerlof: “Sa më shumë njerëz largohen nga një vend, aq më pak tërheqës bëhet për të tjerët që të qëndrojnë” – ose, sipas fjalës së urtë popullore, “sheh fiku-fikun dhe piqet!

Edhe pse me vite të tëra (të paktën për një dekadë e gjysmë) kemi ngritur zërin për pasojat e zhvillimeve të pafavorshme demografike në vend dhe pavarësisht konstatimit se vendi po përballet me humbjen e burimit më të rëndësishëm, me njerëzit – kapitalin human – dimensionet e problemit dhe pasojat nga zhvillimet e tilla ende nuk janë kuptuar nga institucionet vendimmarrëse, meqenëse nuk ka aksione dhe politika në drejtim të zgjidhjes së problemeve demografike – drejt një zhvillimi të qëndrueshëm demografik që do të nënkuptonte edhe zhvillim të qëndrueshme të segmenteve të tjera jetësorë në Kosovë (përjashto këtu disa veprime simbolike të viteve të fundit).

Përkushtimin ndaj recesionit dhe krizës demografike – ndërmarrjen e masave dhe politikave urgjente për “vënien nën kontroll“ të këtyre zhvillimeve – edhe më urgjent e bënë fakti se recesioni dhe kriza demografike kanë pasoja edhe më të mëdha se vet recesioni ose kriza ekonomike, prandaj zhvillimet demografike duhet të jetë prioritet absolut.

Edhe pse sot shoqëria njerëzore, përfshirë edhe shoqërinë kosovare, po përjetojnë kohë të vështira ekonomike e gjeopolitike, adresimi i sfidave demografike do të duhej të ishte prioriteti më i rëndësishëm për qytetërimin tonë, jo vetëm për vitet në vazhdim, por edhe në dekadat e ardhshme.

Ndërmarrja e masave dhe politikave duhet të jenë të menjëhershme dhe urgjente, para se recesioni dhe kriza demografike të marrin përmasa serioze dhe të shndërrohen në faktor kritik në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës në vitet e ardhshme. Këto masa mund të jenë të shumta, duke filluar nga krijimi i kushteve dhe perspektivës për jetë më të mirë, sidomos për rininë, e deri te taksat, politikat e arsimit, strehimit etj.

Me zhvillimet demografike të periudhës mes dy regjistrimeve të fundit, Kosova ka kaluar fazën e recesionit demografik dhe është futur në fazën e parë të krizës demografike e cila, si fenomen, nuk do të duhej të lejonte indiferencën e asnjë institucioni shkencor e politik të vendit. Në të kundërtën, qasja joadekuate ndaj zhvillimeve demografike, mungesa e politikave të mirëfillta për popullatën etj., nënkupton se, në një të ardhme të afërt, zhvillimet demografike do të përbëjnë një sfidë të madhe për popullsinë, politikat ekonomike, arsimore, sociale, të sigurisë etj., në Kosovë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bulevardi i qytetit dhe impakti ekonomik!

September 3, 2025

Cila është marrëdhënja midis shtetit dhe demokracisë?

August 27, 2025

Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

August 22, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Në mandatin tonë do të mundësojmë rritjen e koeficientit ndërtimor deri në minimumin 5.0.

By adminOctober 6, 2025

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Në mandatin tonë…

Lagjet Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë folën qartë: Fitorja është e jona dhe me të parën – pa balotazh!

October 6, 2025

Bresalci e tha fjalën e vet, dhe ajo është njëzëri PO për guximin, vlerën e ndryshimin që po vjen bashkë me neve!

October 6, 2025

Është përuruar rruga për fshatin Vernakollë, një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor në komunën e Vitisë

October 6, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Në mandatin tonë do të mundësojmë rritjen e koeficientit ndërtimor deri në minimumin 5.0.

October 6, 2025

Lagjet Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë folën qartë: Fitorja është e jona dhe me të parën – pa balotazh!

October 6, 2025

Bresalci e tha fjalën e vet, dhe ajo është njëzëri PO për guximin, vlerën e ndryshimin që po vjen bashkë me neve!

October 6, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.