Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Kosova si “klinikë” shpirtërore e nacionalizmit serb!
Opinione

Kosova si “klinikë” shpirtërore e nacionalizmit serb!

adminBy adminJanuary 2, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA MEHMET PRISHTINA

Viti që po lëmë pas u mbyll me heqjen e barrikadave serbe në veri të Kosovës. Largimi i barrikadave ishte kushtëzuar me lirimin nga paraburgimi të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, i cili u arrestua për dyshimet se kishte organizuar sulmin e kryer ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës në pjesën veriore në fillim të muajit dhjetor.

Barrikadat edhe kësaj radhe u përdorën si mjet shantazhi, ku Serbia tash më nuk po e fsheh qëllimin e saj grabitçar për të qenë bashkëpronare e Kosovës, për aq sa asaj i konvenon ta trajtojë çështjen serbe si proces të papërfunduar. Të gjitha qeveritë serbe në Beograd pushtetin e kanë mbajtur duke projektuar plane e ide të cilat janë përdorur për të mbajtur gjallë hegjemoninë përmes metodave më brutale. Tani Serbisë i ka mbetur Kosova si poligoni i fundit i kësaj hegjemonie dhe gjithkush që ka iluzione se Serbia tërhiqet vullnetarisht nga këto aspirata e ka shumë gabim. Në Serbi janë ndërruar disa pushtete me orientime të djathta e të majta, por të gjithë e kanë përdorur Kosovën si “klinikë” për të mbajtur gjallë gjendjen shpirtërore të nacionalizmit serb.
I fundit që po tregohet më këmbëngulës në trajtimin e Kosovës si terapi nacionaliste, është presidenti serb Aleksandar Vuçiq. I ardhur nga shkolla radikale serbe e urrejtjes dhe i kalitur në shkollën millosheviqiane të manipulimit, Vuçiqi aktualisht, pa e penguar askush nga Brukseli dhe Washingtoni, është dinozauri i fundit i politikës serbomadhe që ende po mbijeton me metodat e njëjta që shpien në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë.

Kosova për Vuçiqin është një tokë e “shenjtëserbe”, prandaj ai në këtë tokë sillet si t’i teket dhe vendos barrikada sa herë që rejtingu i tij matet në kandarët e manipulimit me serbët e Kosovës. Po të ishte ndryshe, serbët e Kosovës deri tani do të nxirrnin një lider kredibil që do t’i përfaqësonte interest e tyre në institucionet e Kosovës. Serbët lokalë nuk kanë lider të tyre, sepse Vuçiqi vazhdon t’i manipuloj ata duke i përfaqësuar problemet e serbëve si pjesë e axhendës së tij kundër shtetit të Kosovës. Kjo axhendë do të jetë në fuqi deri sa Vuçqi ta bëjë Kosovën si Bosnjë dhe Hercegoninën, sepse një shtet i konsolidur i Kosovës atij jo vetëm që nuk i konvenon, por edhe ia zhvesh qëllimet hegjemoniste që ka. Për rrjedhojë, barrikadat mund të përdoren sërish si mjet shantazhi deri në krizën e ardhshme që Beogradi vet e shkakton, sepse vetëm në këtë mënyrë llogaridhënia për dështimet në luftimin e krimit e korrupsionit, për rënien ekonomike, për papunësinë, për migrimin masiv të të rinjëve, do të shtyhet deri në zgjedhjet e radhës kur Vuçiqi sërish do të del me një narrativë edhe më të dhimbshme për “fatin e mjerë” të serbëve të Kosovës.

Duke komentuar ngjarjet e fundit, Edward Joseph, pedagog në Universitetin e Uashingtonit dhe ish-zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Kosovë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka zbërthyer më së miri synimet e mëpastajme dhe prapaskenat e Serbisë pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.

“Ato barrikada, të cilat për fat të mirë janë hequr, janë vetëm një metaforë, sepse mes Serbisë dhe Kosovës ka ‘barrikada gjigante’. Ka edhe ‘barrikada’ në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, ka thënë Joseph.

Eksperti amerikan ka paralajmëruar se Vuçiç po përgatit një tjetër skenar për krizë në Kosovë. Ai shton se nëse vendosen barrikada, mund të korren përfitime. Joseph shprehet se të gjithë e dinë se cila është çështja kryesore aktuale në veri të Kosovës dhe këtë e dinë edhe serbët atje.

“Çështja kryesore është sundimi i ligjit në atë fushë. Prandaj, është problem edhe për serbët në veri të Kosovës, e jo vetëm për institucionet në Prishtinë, të cilat përpiqen të zgjerojnë kontrollin e tyre në atë rajon. Më saktë, lind pyetja se kush është në krye të zbatimit të ligjit”, tha Joseph.

Njëra prej arsyeve se pse Beogradit i pengon konsolidimi i shtetit të Kosovës, është pikërisht çështja e luftimit të krimit dhe konrabandës që po mundohet ta zbatojë Qeveria e Kosovës. Siç raportuan edhe shumë media të pavarur të Beogradit, në barrikadat e fundit në veri të Kosovës nuk luftohej për kurfarë kauze serbe. Aty luftohej për më shumë kontrollë nga bandat e lidhura me Vuçiqin , prandaj me të drejtë mediat gjermane konstatuan se është irrituese që BE-NATO pranuan kushtet e Vuçiqit, sepse heqja e barrikadave nuk e zgjidh konfliktin. “Kosova mbetet një fuçi baruti”, ndërkohë që me të drejtë shumë analistë dhe vëzhgues e kritikojnë politikën e perëndimit kundrejt Serbisë si zbutëse.

Gazeta austriake “Der Standard” më së miri e ka trajtuar këtë politkë të pakuptimit të perendimit, duke konstatuar se përmes mënyrës se si u zgjidh konflikti nga BE, e mira më e rëndësishme e demokracive perëndimore, shteti ligjor u bë i negociueshëm.

“Është veçanërisht irrituese, që BE dhe NATO i pranuan kushtet e aktivistëve militantë, që janë nën kontrollin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe nuk kanë mandat. […]Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal: Kosova nuk mund të kujdeset që të gjithë pronarët e automjeteve të përdorin targat e parapara, dhe nuk mund të mbajë në kohën e duhur zgjedhje. Njerëz, që ilegalisht, bllokojnë trafikun nuk mund të nxirren para përgjegjësisë, dhe policia e vendit nuk mund të zbatojë monopolin e pushtetit”, konkludon “Der Standard”.

Çdo lëshim i Prëndimit ndaj aventurave nacionaliste të Vuçiqit është një favor për Putinin, i cili përmes Kosovës synon të destabilizojë Europën. Por Brukseli si duket ende nuk e ka kuptuar se influenca ruse në Ballkan nuk mund të ndalet duke i bërë lëshime të njëpasnjëshme Vuçiqit. Fatkqeqësisht këto lëshime po bien mbi kurrizin e Kosovës, e cila është e detyruar të heqë dorë nga e drejta legjitime për të ushtruar ndikimin e shtetit ligjor në tërë teritorin. Sa më pak të ketë ndikim Kosova si shtet në veriun e Kosovës, aq më e dukshme bëhet Rusia me politikën e saj destabilizuese në këtë pjesë të rajonit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.