Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan

October 17, 2025

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje

October 17, 2025

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj

October 17, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan
  • Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje
  • Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj
  • Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”
  • U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
  • Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026
  • Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan
  • Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Shaban Isufi është gjetur shëndosh e mirë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Sport»Kosova nis sot aventurën në Ligën e Kombeve, analistët optimistë: S’jemi inferiorë
Sport

Kosova nis sot aventurën në Ligën e Kombeve, analistët optimistë: S’jemi inferiorë

adminBy adminJune 2, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kosova nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen ndaj Qipros në udhëtim. Kjo sfidë do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Alain Giresse në ndeshjet zyrtare në krye të “Dardanëve” në një grup ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Irlanda Veriore.

Pritjet nga ndeshja me Qipron si dhe tri të tjerat që pasojnë në Grupin 2 të Ligës C, janë të mëdha.

Trajneri dhe analisti Malsor Gjonbalaj thotë për KosovaPress se është shumë entuziast për rezultatet e kombëtares, por thekson se pritjet nuk duhet të jenë maksimale sepse kjo mund të ndikojë negativisht mbi skuadrën.

Gjonbalaj: Të mos kemi pritje maksimale nga kombëtarja

“Sigurisht që e presim me entuziazëm. I gjithë komuniteti i futbollit natyrshëm që i ka sytë nga kombëtarja dhe natyrisht që presim rezultate. Ajo që duhet theksuar është që pritshmëritë kurrë nuk guxojnë t’i kemi maksimale sepse ajo sjellë një efekt negativ pastaj. Duhet të jemi realist, pavarësisht që kundërshtarët nuk i kemi shumë cilësorë, ekipe ose emra të fuqishëm të futbollit botëror, por megjithatë janë skuadra të cilat dëshirojnë respekt edhe duhet t’iu japim respekt, por mendoj që nuk duhet të jemi inferior. Mendoj që kësaj radhe kemi cilësi të bollshme dhe unë jam optimist që mundemi ta arrijmë një rezultat të kënaqshëm, pra nuk duhet të jemi inferior”, tha Gjonbalaj.

Optimist për rezultatet e Kosovës në Ligën e Kombeve shprehet edhe trajneri Ismet Munishi. Ai thotë për KosovaPress se garanci për këtë është forma e mirë e lojtarëve të kombëtares nëpër klubet e tyre evropiane.

Munishi: Forma e lojtarëve më bën optimist për rezultatet e kombëtares

“Është përparësi që të gjithë futbollistët që i kemi janë duke luajtur nëpër skuadrat e tyre sepse për rezultatet e kombëtares tonë shumë varet nga forma momentale e futbollistëve nëpër klubet e tyre. Edhe unë jam optimist për fillimin e fushatës së kombëtares tonë, do të thotë që do të kemi sukses sepse ne jemi edhe kemi bërë pak përvojë si kombëtare që jemi pranuar rishtas edhe lojtarët kanë bërë pak përvojë nëpër klubet e tyre, edhe forma momentale e tyre është e mirë sepse kanë luajtur nëpër klubet e tyre. Kjo është shumë me rëndësi”, theksoi Munishi.

Në lidhje me sistemin e lojës që duhet aplikuar në këto ndeshje, Gjonbalaj thotë se Giresse është adhurues i një loje sulmuese, por ai bën thirrje që aplikohet një lojë më e kujdesshme sepse një humbje eventuale ndaj Qipros do të ishte vështirë e rikuperueshme në ndeshjet e ardhshme.

Gjonbalaj: Ndaj Qipros të luajmë sikur në një finale

“Selektori Giresse po e aplikon një sistem 4-3-3, rrjedhimisht në shumicën e kohës kërkon që të bëhet një lojë edhe ofensivë por mendoj që më e rrugës që të nisim pak më të kujdesshëm sepse neve na favorizojnë edhe futbollistët që i kemi sepse kemi shumë futbollistë këmbëshpejtë. Në lojën kundërsulmuese e kemi një lojë shumë efikase, prandaj mendoj që duhet të nisim me hapa të sigurtë. Një lëshim në këtë ndeshje është vështirë e rikuperueshme në ndeshjet e tjera sepse i kemi kundërshtarët pak më të fortë. Prandaj mendoj që në këtë ndeshje duhet të qasemi sikurse një finale sepse është ndeshja e parë, nëse dëshirojmë që të kemi sukses”, tha Gjonbalaj.

Ndeshja ndërmjet Qipros dhe Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “AEK Arena” në Larnaca me fillim nga ora 18:00. Skuadra që do të renditet e para në këtë grup do të ngrihet një rang më lartë, përkatësisht do të kalonte në Grupin B të Ligës së Kombeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon

October 13, 2025

Kryetari Hyseni: Klubi i Basketbollit “Drita”, po rikthehet më i fortë se kurrë

September 12, 2025

Hyseni: Sportistët dhe rina do të kenë mbështetje në arritjen e qëllimeve të tyre

September 11, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan

By adminOctober 17, 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë…

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje

October 17, 2025

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj

October 17, 2025

Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”

October 17, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan

October 17, 2025

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje

October 17, 2025

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj

October 17, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.