Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon

October 13, 2025

Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

October 13, 2025

Në xhaminë e Germovës të Vitisë është vjedhur arka me paratë e ndihmave

October 13, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon
  • Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
  • Në xhaminë e Germovës të Vitisë është vjedhur arka me paratë e ndihmave
  • Ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së
  • Po konfirmohet fuqia e përkrahjes qytetare dhe lidhja jonë e përbashkët për Gjilanin e ri
  • Nesër, me të parën, po vulosim fitoren e madhe!
  • Ne po ndërtojmë një ekip fitues dhe një Gjilan të më të fortë e më të zhvilluar për të gjithë qytetarët!
  • Hyseni vazhdon me vizitat në bisnese të ndryshme
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Kosova mund t’i realizojë ëndrrat tona
Opinione

Kosova mund t’i realizojë ëndrrat tona

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Driton S Bejtullahu

Në mesnatë u nisa nga Kosova, në një udhëtim prej gjashtë orëve, për të ligjëruar te një klient në Holandë. Pjesa e fundit e rrugëtimit tim u bë me tren.

Vajti ora nëntë e mëngjesit. E telefonova familjen për t’i njoftuar se fluturimi kishte shkuar mirë dhe se shumë shpejt do të arrij në destinacion. Me pyetën për këtë vend piktoresk. Me humor u përgjigja se, nga frika se mos po e ngatërroj destinacionin, më janë skuqur sytë duke e ngulitur shikimin në ekranin e njoftimeve, në kërkim të stacionit ku duhej të zbrisja – për në qytetin Sint Michielsgestel.

Për herë të parë e vizitova Holandën. Pas kufizimeve të imponuara nga pandemia e koronavirusit, u bë e mundur që trajnimet të mbahen me prani fizike. Kur arrita në stacionin e fundit, m’u kujtua udhëtimi me tren i vitit 1999, nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut. Kisha ndjenja të përziera, por isha i lumtur se këtë herë po e përdori këtë mjet udhëtimi për t’i përmbushur ëndrrat e mia.

Në këtë shkrim dua të rrëfejë për mundësitë që sot na ofrohen dhe se si po i shfrytëzojmë ne ato. Duke e ndarë me ju këtë përvojë, shpresoj që ky rrëfim të jetë frymëzues për ju, së paku për të menduar më pozitivisht për vendin tonë.

Pasi u vendosa në hotel, i kisha edhe dy orë për ta filluar ligjëratën hyrëse në qendrën e trajnimit. Mes studentëve të përkatësive të ndryshme, unë, një shqiptar nga Kosova, u mbaja atyre ligjëratë për Standardet Ndërkombëtare ISO; ua mësoja praktikat me të mira të menaxhimit të cilat duhet t’i zbatojnë në vendin e tyre të punës. Meqë tema ishe nga sfera ku jam kompetent – gjithashtu i certifikuar në nivel ndërkombëtar nga PECB – doli që, falë angazhimit të përbashkët, të gjithë studentët e kaluan provimin. Të vetmen gjë që nuk arrita ta shpjegoj ishte se pse disa nga shtetet e EU-së ende nuk e njohin Kosovën. Por, jam i sigurt se paraqitja ime ndikoi që ata ta kenë një pasqyrë më të qartë për vlerat e vërteta të vendit tonë – përfshirë etikën dhe profesionalizmin.

Për këtë mundësi kam punuar dhe jam përgatitur me vite të tëra. Pa nda. Sepse ky ishte qëllimi im në karrierë. Ndërkaq, guximi m’u shtua duke i ndjekur veprimet e sipërmarrësve të Kosovës, të cilët u shndërruan në frymëzim për mua. Përkushtimi im jo vetëm që u shpagua por – një ditë para se të kthehem në Kosovë – kisha nderin të ftohesha si mysafir folës në ligjëratën e një trajner tjetër, para dhjetëra studentëve që nuk i kisha në klasën time. Si përfundim, jam i lumtur, meqë emri im është në listën e trajnerëve të rregullt te disa nga kompanitë më të mëdha botërore që ofrojnë trajnimeve për standardet e ndryshme ISO. Për këtë dua të falënderoj disa individë.

Besoj se ditëve të fundit jeni njoftuar për disa arritje të kompanive ndërkombëtare, siç është kompania TIVE. Por, njoh edhe shumë kompani tjera ku po ashtu themelues janë shqiptarët nga Kosova, siç është 3CIS, GJIRAFA, SOLABORATE … që kanë pasë ndikim të madh në zhvillimin e tregut, në nxitjen dhe në frymëzimin e sipërmarrësve të rinj. Nga shumë prej këtyre kompanive, unë në një mënyrë kam përfituar. Një nga to është kompania PECB që më ndihmoi të jem pjesë e rrjetit të tyre global. Kjo tregon se vendi ynë ka njerëz të duhur e punëtorë që kanë trasuar rrugën për secilin nga ne – që të zhvillohemi përkrah tyre, si individë apo si biznese. T’i shfrytëzojmë këta vendas vizionarë, të cilët rrugën drejt suksesit na e bënë më të lehtë dhe na inspiruan të kemi vizion, guxim e motiv për karrierë.

Ky duhet të jetë synim për të gjithë qytetaret tanë; sidomos për të rinjtë që pa ndonjë ide apo plan për jetën, mësyjnë rrugën e kurbetit. Sepse, me punë e përkushtim, edhe Kosova është vend që ofron perspektiva të mira për të ardhmen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bulevardi i qytetit dhe impakti ekonomik!

September 3, 2025

Cila është marrëdhënja midis shtetit dhe demokracisë?

August 27, 2025

Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

August 22, 2025
Mos humbni
Sport

Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon

By adminOctober 13, 2025

Kosova ka marrë një fitore të madhe në Goteborg ndaj Suedisë, teksa kanë mposhtur…

Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

October 13, 2025

Në xhaminë e Germovës të Vitisë është vjedhur arka me paratë e ndihmave

October 13, 2025

Ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së

October 13, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon

October 13, 2025

Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

October 13, 2025

Në xhaminë e Germovës të Vitisë është vjedhur arka me paratë e ndihmave

October 13, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.