Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

November 7, 2025

Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!

November 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
  • Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
  • Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
  • Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
  • Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
  • Mbi 2 mijë e 290 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit”nga Pozherani triumfojnë në garat rajonale të hendbollit
  • Kryetari Hyseni uron FC Drita për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Kosova dhe ruajtja e shtetësisë
Opinione

Kosova dhe ruajtja e shtetësisë

adminBy adminNovember 8, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Mr.Emrush T.Shkodra

Marrëveshje reciproke, marrëveshje e ndërsjellë, draft dokument, aneks dokument, njohje në qendër, marrëveshje pa njohje reciproke !

Krejt këto gjëra që viteve të fundit i kemi dëgjuar në opinion të ardhura nga qarqe Evropiane, e të transmetuara nga media të caktuara brenda vendit, behën për Kosovën, e sidomos jemi dëshmitarë të ditëve të fundit që kjo trysni është shfaqur tejet në mënyrë agresive sidomos kundrejt Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, e konkretisht zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën!

Atëherë!
Çfarë situate momentale kemi?

Terë këto bisedime që bëhen përmes trysnisë, presionit, marrëveshjeve, kërkesës për jetësimin e asosacionit të komunave me qendër komunitetin serb, të drejtat e pakicave me theks të veçantë atij serb, liria e lëvizjes, ndërrimi i targave të veturave, regjistrimi i qytetarëve të Kosovës si pjesë e kësaj Republike, marrëveshja e energjisë elektrike, pagesa e energjisë së shpenzuar, tërësia e këtyre retorikave që ne dëgjojmë kohëve të fundit, është dhe bëhet mbi Kosovën, jo mbi dhe për Serbinë.

Pra!
Negociatat e bisedimet, e arritja e marrëveshjeve bëhen për Kosovën, dhe territorin e saj!
Asgjë nuk negociohet për Serbinë, as nuk pritet asgjë të ndryshoj për Serbinë!

1. Serbia vazhdon të mohoj ekzistencën e shtetësisë sonë, në anën tjetër kërkon bisedime dhe zbatimin e marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
2. Serbia vazhdon të detyroj qytetarët serbë të Kosovës për mos dëgjueshmëri qytetare kundrejt institucioneve të Republikës sonë, në anën tjetër kërkon bisedime dhe zbatimin e marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
3. Serbia nuk njeh dhe nuk zbaton asnjë marrëveshje të arritur në mes shteteve tona, në anën tjetër ajo kërkon bisedime dhe zbatimin e marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
4. Serbia vazhdon të shkel të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Luginë, përfshirë vendbanimet shqiptare Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, kurse në anën tjetër kërkon bisedime dhe zbatimin e marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
5. Serbia me forca të mëdha policore, ushtarake e paraushtarake ka rrethuar kufijtë tanë verior, duke qenë një kërcenim serioz për paqen dhe shtetësinë tonë, në anën tjetër kërkon bisedime dhe zbatimin e marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë!

Të vjen të pyesësh?!

Çfarë pavarësie paskemi shpallur ne?
Çfarë shteti paskemi ndërtuar ne?
Çfarë republikë posedojmë ne?

Më një marrëveshje, ose thënë më konkretisht më zbatimin e një marrëveshje të nënshkruar disa vite më parë nga autoritetet Kosovare (me vetëdije ose pavetëdije), ne, tërë këtë shtetësinë tonë, republikën tonë, komplet këtë PAVARËSINË tonë mundemi ta zhbëjmë?

Atëherë, cila është krekosja jonë për një ndërtim të shtetit të mirëfilltë me institucione të forta ndër vite?!

Shteti ynë, republika jonë, konkretisht PAVARËSIA jonë, sot është komplet e negociueshme!
Duke filluar nga kufijtë, nga liqenet, rrugët, pjesët e vendit, qytetet e fshatrat, ndërmarrjet shtetërore, energjia e pasuritë nëntokësore, liria e lëvizjes, qarkullimi, kultet fetare, trashëgimia kulturore, ekonomia, përfshirja në iniciativat rajonale, pranimi nëpër organizata ndërkombëtare, e shkon deri aty sa edhe liberalizimi i vizave është në tavolinën e negociatave, se pajtohet Serbia me këtë ose jo!

Për çfarë paskemi luftuar ne?
Për çfarë paskemi shpenzuar ne?
Çfarë paskemi ndërtuar ne?

Asgjë. E tëra duket si një skemë piramidale!
Ndërtuam me vite, me mund e sakrificë.
Me djersë e taksë…

Në fund një gjyle topi në maje, u shemb e tëra!
Nëse nuk shembët si tërësi, ajo bëhet jo funksionale, dhe nuk mund të riparohet më!

Ose edhe mund të riparohet, por duhet të numërojmë vitet!

Praktikisht, Serbia dhe përfshirja e saj në tërë këtë proces nuk humbet asgjë, ajo vetëm sa do të nxjerrë diçka nga hiçi si thuhet!
Sepse nuk bisedohet e nuk bëhet trysni nga faktori ndërkombëtar mbi Serbinë, e as për territorin serb, ajo bëhet mbi Kosovën dhe territorin e Republikës së Kosovës.

Pavarësia, shtetësia, republika jonë sot është në tavolinën e negociatave, për rrjedhojë të nënshkrimit të marrëveshjeve që janë bërë nga pala Kosovare, e që tani më janë edhe obligim ndërkombëtar!

Autoritet në Kosovë, sado që do të mund të ngritën e të bien!
Sado që do të kundërshtojnë, prolongojnë, orvatën të shmangin situatën e krijuar. Mund edhe të rrëzohen qeveri, mund po ashtu edhe të shkojmë në zgjedhje, por në fund të gjithë do të vijmë në një cak, zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë.

Si rrjedhojë nuk mund të akuzojmë sot lidershipin udhëheqës për diçka që është neglizhuar e përçmuar dikur!

Iniciativa për unifikimin e faktorit karshi rrezikut dhe trysnisë ndërkombëtare e kundrejt dëmtimit të shtetësisë sonë, respektivisht republikës sonë, do të duhet të ndodhte dhe përkrahur nga të gjithë akterët e skenës politike, edhe atyre që ishin pjesë e nënshkrimeve, edhe e këtyre që qeverisin me vendin!

Si zgjidhje, përgjegjësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, dhe nuk munden ti bëjnë lajka asnjëra palë, e as nuk mund të fajësojnë njëra tjetrën!

Ndoshta nga unifikimi me qëllim ruajtjen e shtetësisë sonë, mund të rezistojmë më fortë karshi pjesës tjetër të botës, që duket se kemi mbetur të vetëm në tërë këtë trysni për zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjes së një kompromisi në mes shtetit tonë dhe atij serb.

Si ishte ajo: nga e thëna në të bërë, është në mes, një det i tërë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bulevardi i qytetit dhe impakti ekonomik!

September 3, 2025

Cila është marrëdhënja midis shtetit dhe demokracisë?

August 27, 2025

Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

August 22, 2025
Mos humbni
Sport

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

By adminNovember 7, 2025

Arbër ismajli i LDK-së ka uruar Dritën për fitoren e madhe ndaj Shelbourne, në…

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

November 7, 2025

Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!

November 7, 2025

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale

November 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

November 7, 2025

Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!

November 7, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.