Në fshatin Berivojcë të Kamenicës, njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë.
Gjatë kontrollit në veturë ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie pronë kjo e një pasagjeri.
Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar dhe do të vazhdoj të trajtohet në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/


