Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e një personi të dyshuar në Llabjan të Novobërdës ngase i njejti kishte publikuar në rrjete sociale foto me armë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/


