Avni Halimi
Kombi është një komunitet me prejardhje të përbashkët si dhe me sërë karakteristikash të përbashkëta si: gjuha, raca, kultura, feja etj. Ky do të mund të ishte një përkufizim siç ka edhe shumë përkufizime të tjera që kryesisht bazohen në fenomene e ngjarje shoqërore.
Ekzistojnë teroi që thonë se kombi është produkt i nacionalizmit dhe trysnisë së pushtetit. Një teori tjetër thotë se kombi është produkt i zhvillimeve të hovshme industriale. Një tjetër thotë se kombi është produkt i lëvizjeve militare antipushtuese apo edhe produkt i përkatësisë së fatit të përbashkët.
Kjo teori e fundit është mjaft manipulative dhe pretendon një shoqëri të zhveshur nga përkatësitë etnike duke iu nënshtruar tërësisht fatit dhe perspektivës së përbashkët në kuadër të një territori administrativ apo një shteti. Ky lloj kombi quhet komb qytetar! Pra, sipas kësaj teorie, qytetarët e një shteti përbëjnë të njëjtin komb, që do të thotë se, në atë shtet ka vetëm një komb. Në fakt këtu kombi shpreh përkatësinë shtetërore të qytetarit.
Nisur nga kjo teori, shqiptarët duhet të reagojnë ashpër dhe asesi nuk duhet të pranojnë që të thirren si “qytetarë të Maqedonisë së Veriut”, por, thjesht “Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”, sepse vetëm kësisoj do të jemi të denjë që t’i përkasim teorisë tjetër që është më e saktë, më e shëndoshë dhe më e pranueshme, teorisë që kombin e përkufizon si komunitet etnik ose kulturor me shenja të trashëguara identifikuese dhe jo të përzgjedhura.
Ky definicion i përshtatet sidomos atij kombi që për shkak të rrethanave të ndryshme historike u detyrua të ndahet nga kombi i vet dhe të ngelë në territoret e tjera administrative që e rrethojne shtetin amë siç janë shqiptarët./GJILANI INFO/