Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

October 16, 2025

Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026

October 16, 2025

Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan

October 16, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
  • Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026
  • Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan
  • Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Shaban Isufi është gjetur shëndosh e mirë!
  • Prokurori i Shtetit: Në 24 orëshin e fundit janë ngritur 42 aktakuza kundër 50 personave për vepra të ndryshme penale
  • Premiera e radhës – “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Bursës në Turqi
  • Bastisje dy shtëpi në veri të Kosovës, policia ka gjetur armë dhe paisje ushtarake
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Sport»Kampioni shqiptar i boksit në Gjermani, i gatshëm ta mbrojë titullin më 4 qershor
Sport

Kampioni shqiptar i boksit në Gjermani, i gatshëm ta mbrojë titullin më 4 qershor

adminBy adminMay 25, 2022Updated:May 25, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Altin Zogaj nga Kosova, i cili jeton në Gjermani, ka nisur të shijojë sukseset në ring. Ai për një kohë të shkurtër ka treguar talentin e tij, duke kaluar shpejt nga boksi amator tek ai profesional.

Zogaj, i cili me orgjinë është nga Drenasi, ka rrëfyer për Zeri.info eksperiencën e tij në ring, fillimet e tij në vitin 2015 dhe fitoret në çdo meç që ka pasur deri më tani e deri te planet e tij për të ardhmen.

Ai tregon se nga viti 2018 ka kaluar në boksin profesionist, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar është shpallur kampion i Gjermanisë në peshën gjysmë të rëndë.

“Prej vitit 2015 kam filluar me boks si amator, pastaj nga maji i vitit 2018 kam kaluar te profesionistët. Unë ushtroj në Stuttgart te Gjermanisë te trajneri Conny Mittermeier. Deri në boksin profesional i kam pasur 8 meçe dhe prej të gjitha i kam fituar, ku në nëntor të vitit të kaluar kam fituar brezin e parë të kampionit të Gjermanisë në peshën gjysmë të rëndë (79,3 kg)”, thotë Zogaj.

Ai më tej thotë se aktualisht po përgatitet për ta mbrojtur titullin, ku luftën për mbrojtje do ta zhvillojë më 4 qershor të këtij viti, ndërsa pret mbështetje edhe të bashkatdhetarëve që gjenden atje.

Ky meç, i cili do të zhvillohet në Wangen Im Allgäu, do të transmetohet live në RTK1 prej orës 21:30.

“Përgatitjet për ketë sfidë i kam 12 javë rresht, sepse duhet maksimalisht me ka i pergaditur pasi janë 10 raunde. Në këto përgatitje me trajner pak më shumë e kemi pas fokusin në forcë. Tash jam ne fazën e sparringut e cila zgjat 3 javë edhe shpresojë që do ta kalojë këtë fazë pa probleme pasi jam duke u ndjerë tepër në formë. Javën tjeter e kam javën e fundit edhe ajo është java më e mirë sepse është më shumë për regjenerim që pastaj unë të jap 100% nga vetja”, tregon Zogaj.

Ai tregon se çdo herë me krenari përmend origjinën e tij, ndërsa ndihet edhe më shumë krenarë me mbështetjen e shqiptarëve atje të cilët i pret të jenë të shumtë në numër më 4 qershor kur do ta mbrojë titullin.

“Jam shumë krenar sepse do të ketë shumë tifozë shqiptarë në event për të më përkrahur. Unë prej fillimit të karrierës deri në fund ka me boksuar për ta përfaqësuar Kosovën dhe krejt shqiptarët”, thotë Zogaj, duke treguar se pret që në këtë përballje do të jetë i pranishëm edhe boksieri i njohur Luan Krasniqi

“Është shumë interesant, më herët unë Luanin e kam shikuar duke boksuar e tash Luani do të sheh qysh boksojë unë”, thotë ai.

Krejt në fund ai tregoi planet e tij për të ardhmen, duke folur me mabicie për tu shpallur kamion i Evropës por edhe Botës.

“Planet janë ta mbroj titullin dhe te orientohem drejt kampionit te Evropës, hap pas hapi deri te kampioni i botës, ky është qëllimi im”.

Përveç kësaj, boksieri i cili po shënon suksese të vazhdueshme, është falënderues ndaj atyre që po mbështesin karrierën e tij.

“Jam mirënjohës nga sponsorët e mi që më mundësojnë të merrem vetëm me boks e me asnjë tjetër punë; Göl Fresh Market, Interna Stuttgart, Wolf Bauunternehmen GmbH, Latif Destani Maler GmbH”, PS Bau GmbH, DABA GmbH dhe PMSC GmbH”, thotë në fund Zogaj, duke i falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon

October 13, 2025

Kryetari Hyseni: Klubi i Basketbollit “Drita”, po rikthehet më i fortë se kurrë

September 12, 2025

Hyseni: Sportistët dhe rina do të kenë mbështetje në arritjen e qëllimeve të tyre

September 11, 2025
Mos humbni
Shendetesi

U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

By adminOctober 16, 2025

Në kuadër të muajit tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, në…

Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026

October 16, 2025

Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan

October 16, 2025

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Shaban Isufi është gjetur shëndosh e mirë!

October 16, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

October 16, 2025

Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026

October 16, 2025

Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan

October 16, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.