Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ismail Kadare është dhe mbetet monument i fjalës shqipe

January 28, 2026

Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike

January 28, 2026

Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë

January 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ismail Kadare është dhe mbetet monument i fjalës shqipe
  • Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
  • Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë
  • Forcohet partneriteti strategjik midis Policisë së Kosovës dhe Policisë së SHBA-së në San Antonio, Teksas
  • Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin e energjisë komunitare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh
  • Rreth 2 mijë e 370 gjobitje në trafik për 24 orët e fundit në Kosovë
  • Moti sot me vranësira e diell – temperatura minimale -2 deri në 2°C
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin e energjisë komunitare
Lajme Lokale

Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin e energjisë komunitare

adminBy adminJanuary 28, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim Liri Kuçi – hulumtuese e lartë në organizatën Balkan Green Foundation, si dhe Ngadhënjim Halilaj – menaxher i projekteve në këtë organizatë.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm me këtë organizatë, si dhe për mundësitë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi përmes projektit ReRural.
I pari i komunës ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës Balkan Green Foundation, duke theksuar se Komuna është e gatshme t’i bashkojë forcat me organizata të tilla për të qenë pjesë e projekteve që synojnë mirëqenien e qytetarëve.
“Ju falënderoj për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në projektet e përbashkëta që kemi pasur. Jam i gatshëm ta konsolidojmë këtë bashkëpunim, tashmë edhe përmes projektit të ri ReRural, i cili ka për qëllim energjinë e ripërtëritshme. Ne si komunë kemi pasur disa projekte të vogla në këtë drejtim, mirëpo shpeshherë rrethana të ndryshme kanë penguar vazhdimin e tyre. Megjithatë, me këtë projekt dhe me një organizatë si Balkan Green Foundation, besojmë se kemi gjetur projektin e duhur për Kamenicën”, ka thënë kryetari Rahimaj.
Hulumtuesja Liri Kuçi, duke falënderuar kryetarin Rahimaj për bashkëpunimin e deritanishëm, theksoi rëndësinë e këtij projekti për Kamenicën, duke e parë atë si një komunë shembull për komunat e tjera.
“Projekti ReRural, i financuar nga programi EUKI, synon të rrisë ndërgjegjësimin për varfërinë energjetike në zonat rurale të Evropës Juglindore, duke propozuar si zgjidhje tranzicionin energjetik dhe komunitetet energjetike. Duke marrë parasysh se Komuna e Kamenicës ka orientim të qartë drejt energjisë së ripërtëritshme, kemi vlerësuar se ky projekt mund të sjellë rezultate shumë të mira dhe ta shndërrojë Kamenicën në një komunë shembull për të tjerat”, ka thënë ajo, duke përmendur edhe rezultatet e pritshme të projektit.
“Ndër rezultatet kryesore të projektit janë: përkufizimi dhe rritja e kuptueshmërisë për varfërinë energjetike dhe mënyrat e trajtimit të saj përmes tranzicionit energjetik; krijimi me sukses i komuniteteve energjetike në secilin vend zbatues të projektit; rritja e kapaciteteve për planifikimin dhe zhvillimin e komuniteteve energjetike në zonat rurale; si dhe rritja e njohurive dhe kapaciteteve të të rinjve dhe të rejave mbi varfërinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe komunitetet energjetike”, është shprehur ajo.
Në fund të këtij takimi, kryetari Rahimaj ka nënshkruar një letër angazhimi, përmes së cilës Komuna e Kamenicës angazhohet për nxitjen dhe zhvillimin e energjisë komunitare në territorin e saj, si mjet për mbrojtjen e konsumatorëve nga varfëria energjetike dhe përshpejtimin e tranzicionit të drejtë energjetik lokal, të bazuar në burime të ripërtëritshme.
Në këtë kuadër, Komuna e Kamenicës i bashkohet projektit ReRural (i financuar nga EUKI përmes Ministrisë Gjermane për Ekonomi dhe Veprim Klimatik), në partneritet me Balkan Green Foundation, si angazhim institucional për vlerësimin e kapaciteteve komunale dhe krijimin e kushteve konkrete për themelimin dhe mbështetjen e komuniteteve energjetike./Gjilani INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ka ndërruar jetë Driton Aliu, zyrtar në kabinetin e kyetarit të Komunë së Gjilanit

January 27, 2026

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan

January 27, 2026

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

January 27, 2026
Mos humbni
Opinione

Ismail Kadare është dhe mbetet monument i fjalës shqipe

By adminJanuary 28, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullau / Përkujtim për Ismail Kadarenë në 90-vjetorin e lindjes / Në 90-vjetorin…

Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike

January 28, 2026

Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë

January 28, 2026

Forcohet partneriteti strategjik midis Policisë së Kosovës dhe Policisë së SHBA-së në San Antonio, Teksas

January 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ismail Kadare është dhe mbetet monument i fjalës shqipe

January 28, 2026

Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike

January 28, 2026

Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë

January 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.