Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Dhurohen 21 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit

February 24, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira

February 24, 2026

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Dhurohen 21 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit
  • Moti sot me diell dhe vranësira
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Kadare në “Le monde”: Kam krijuar letërsi normale në një vend anormal
Kulturë

Kadare në “Le monde”: Kam krijuar letërsi normale në një vend anormal

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, kohë më parë, i ka kushtuar faqen e parë dhe një intervistë dyfaqëshe shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Në një rubrikë të sezonit të verës të titulluar “Shkrimtarë të mëdhenj, biseda të mëdha”, gazetarja Florence Noiville i ka lënë Kadaresë vendin e katër mes një cikli me pesë intervista. E tija titullohet: “Në diktaturë të jetoje, për mua do të thoshte të bëje letërsi”.

Gazetarja ka qenë në Shqipëri dhe ajo e ka intervistuar shkrimtarin në shtëpinë e tij në Tiranë. Në hyrje ajo flet për ish-apartamentin e tij në rrugën e Dibrës, tashmë të shndërruar në muze; për Gjirokastrën, kohën e diktaturës komuniste dhe jetën e shkrimtarit sot.

“Portreti i tij nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare, por ai mishëron i vetëm kulturën e këtij vendi”, shkruan Noiville e cila ka biseduar me shkrimtarin duke pirë një kafe turke të përgatitur nga bashkëshortja e tij Helena.

Pjesë të intervistës, janë si më poshtë.

Çfarë ndjetë kur shtëpia juaj studio u inaugurua në Tiranë?

Kadare: E shoh veten përballë oxhakut. Çuditërisht me ndjenjën se jam një “shkrimtar i lirë”. Gruaja ime Helena punonte në një shtëpi botuese. Çdo mëngjes unë rrija vetëm dhe shkruaja. A ka gjë më të mrekullueshme? Disa nga librat e mi ishin të ndaluar, por unë shkruaja pak a shumë atë që doja. Disa herë e ndjeja që një frazë ishte e mirë. Ndonëse mund të dukej pa logjikë, unë e ndjeja bukurinë e saj të fshehur. E provoja fizikisht. Për mua çdo lloj ngushëllimi ka qenë brenda letërsisë. Dhe, në misterin e të qenit i kuptuar, ndonëse vetëm prej pak vetëve.

Mendoni se keni pasur fat?

Kadare: E njihni ju proverbin latin “Vivere militare est”? Eh… dhe nëse të jetosh është si të luftosh, duhet të jesh i lumtur nëse nuk je vrarë (qesh). Për mua të jetosh do të thotë të bësh letërsi. Të mos e bëja dot këtë detyrë do të ishte njësoj sikur të mos jetoja. Unë arrita ta bëj dhe nuk u ndalova nga asgjë. Atëherë po, unë kam qenë me fat. Disa herë më thonë në Shqipëri: “Ah sikur të kishe jetuar në një vend të lirë”. Po kush e di? Kush mund ta dijë nëse gjithçka mund të kish qenë ndryshe?

Sot, kur i ktheheni veprës suaj, cila është krenaria më e madhe?

Kadare: Unë shkrova për dhjetëvjecarë të tërë nën diktaturën më gjakatare të Evropës së pasluftës. Sot, vite më pas, letërsia ime është e njëjtë. Ajo nuk ka ndryshuar. Nëse ju nuk e shikoni datën në fund të një vepre, ju nuk e kuptoni kur është shkruar ajo. Më 2017, për shembull, unë u nominova në Britaninë e madhe për çmimin “Man Booker Interntaional” me “Kamarja e turpit”, një tekst i shkruar më 1978 dhe dyzet vite më pas për lumturinë time juria gjykoi se leximi i saj është aktual dhe i natyrshëm. Për këtë jam i lumtur. Kam krijuar letërsi normale në një vend anormal. /Burimi: “Le Monde”/Në shqip: Lapsi.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore

February 13, 2026

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, nderon kryetarin Haliti me mirënjohje

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Gjilan: Dhurohen 21 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit

By adminFebruary 24, 2026

Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan ka falënderuar Qendrën Tregtare Haliti -…

Moti sot me diell dhe vranësira

February 24, 2026

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Dhurohen 21 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit

February 24, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira

February 24, 2026

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.