Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast të vetëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprat penale ‘’ Kanosje ’’ dhe ‘’ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijem:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ‘’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhunë në familje ‘’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur ‘’. /GJILANI INFO/


