Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Interpretimi i ngjarjeve dhe deklaratave po dekurajon qytetarët që të kenë mendime pozitive për vendin
Opinione

Interpretimi i ngjarjeve dhe deklaratave po dekurajon qytetarët që të kenë mendime pozitive për vendin

adminBy adminJune 14, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Skender Berisha

Ne Kosovë, rajon dhe më gjerë në vendet ballkanike interpretimi i një procesi apo deklarate që rrjedh nga ndonjë ngjarje politike, sociale, sa do e vogël të jetë, vërehet qartë se komentohet që nga familja e deri në rangun më të lartë të shtetit, pa lënë anash mediat, që shpesh herë interpretohen publikisht nga individë jokompetent, të cilët marrin guximin dhe akuzojnë, shpeshherë edhe gënjejnë, dhe opinionin po e “helmojnë  dhe mbushin me urrejtje” e që realisht nuk do të duhej të ishte ashtu.

Kritikat dhe trysnitë ndaj klasës politike që ata të jenë sa më produktiv në raport me qytetarët, duke përfshirë të gjithë që kanë influencë në rrafshin politik, do të ishte e natyrshme që të ketë takime publike, emisione enkas për qëllime të tilla në dobi të qytetarëve, vlerësime nga Institucionet relevante, parlamentin me opozitën e saj e që nuk do të duhej të rrinte e qetë.

E gjithë kjo mundësi do të ishte në interesin e qytetarëve po të bëhej më ndryshe nga ajo që bëhet nga debatet në televizione, e që ndonjëherë po servohet dhe imponohet drejtimi që qytetarët dëshirojnë t’a kenë.

Qëllimi nuk është për të limituar mendimin ndryshe dhe fjalën e lirë, por asnjëherë interpretimin në mënyrë të gabuar, e që më pas ajo të ndikojë në përditshmërinë e qytetarëve.

Qytetarët kanë nevojë për më pak presion publik, ata të jenë të informuar për ngjarjet me rëndësi për vendin, por jo edhe për interpretimin e një “fjale” apo “shikimi” të dikujt që aspak nuk ju hynë në punë.

Pra, qytetarëve nga mediat u servohet interpretim i çfarëdo dhe secilës fjalë të dhe ngjarjeje që ndodhë në vend dhe jashtë saj, por edhe nga persona joadekuat, në mbrëmje kur familjet janë bashkë, atyre u servohen vetëm tema që u përshtaten udhëheqësve të këtyre mediave, edhe pse ato janë një “hiq” tema, duke lënë tema më të rëndësishme, në një kohë kur vendi po humb për ditë e më shumë rininë e saj, në një kohë kur pjesa dërrmuese e qytetarëve temë diskutimi brenda vetes kanë se si të gjejnë një zgjidhje për të ikur, ndërsa interpretimet në publik pa nevojë, u ndihmojnë të zhgënjyerve të rrisin dozën dhe pakënaqësinë e zhvillimeve në vend.

Nuk do të duhej që gjithçka të politizohet, nevoja për mbështetje nga kushdo që mundet ndaj secilit është më se e domosdoshme, kjo mundësi duhet të jetë aktualisht temë dhe dëshira për të ndihmuar tjetrin të jetë edhe në realitet.

Ky popull meriton një trajtim më ndryshe, më të mirë, nuk e meriton të nëpërkëmbet nga secili që i ipet mundësia të ketë një ndikim ndaj masës, këta qytetarë që deri para luftës së fundit s’mundej askush t’u hynte në mes dhe t’i thente, ata i ruajtën ndër shekuj lidhjet familjare, ishin të bashkuar si një trup i vetëm, edhe pse u mungonin të gjitha të mirat e ditëve të sotme.

Ajo “dashni” mes njerëzve siç duket u thye me “interes”, u thye me modernizimin e shpejtë, dhe efektit të saj nuk i shpëtoi as edhe debati më i thjeshtë mes familjarëve dhe miqve.

Prandaj “një shtëpi e ëndrrave”, me bindjen dhe respektin ndaj njerëzve dalëngadalë dhe në heshtje është zbehur, dhe dinamika e jetës i shtyu njerëzit të harrojnë për të tjerët, dhe familja si institucioni më i rëndësishëm i shtetit po t’kurret deri në masën e lejimit të manipulimit edhe nga akterë të parëndësishëm nëpërmjet rolit të interpretimit të secilës ngjarje, duke renditur dashurinë dhe respektin e njerëzve mes vete më poshtë.

Por, një gjë është me rëndësi, pjesa më e bukur e këtij populli siç është “humanizmi” u ruajt mjaftë mirë, duke u kultivuar edhe më shumë, dhe këta njerëz asnjëherë nuk lanë njëri tjetrin të vuajë.

Shpresojmë që të kultivohet kjo dashuri mes qytetarëve dhe asnjëherë mos të humbin shpresat, dhe se vendi do të marrë vendin e tij të merituar, duke rritur mirëqenien, ruajtur traditat dhe zakonet e mrekullueshme që ka ky vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.