Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kërkohet nga qytetarët e Komunës së Gjilanit që pësuan nga reshjet e shiut që të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve

November 21, 2025

Ndërron jetë një qytetar në Gjilan i cili papritmas ishte rrëzuar derisa po ecte rrugës

November 21, 2025

Shenohet përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në Kamenicë

November 21, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kërkohet nga qytetarët e Komunës së Gjilanit që pësuan nga reshjet e shiut që të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve
  • Ndërron jetë një qytetar në Gjilan i cili papritmas ishte rrëzuar derisa po ecte rrugës
  • Shenohet përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në Kamenicë
  • Brenda një jave janë shqiptuar mbi 1 mijë e 60 gjoba trafiku në Rajonin e Gjilanit
  • Vizitojnë Zhegrën pas vërshimeve, pritet vlerësimi i dëmeve në terren
  • Ibrahim Krivaqa është zgjedhur kryetar i Bordit Këshillëdhënës Industrial të UKZ-së
  • Bie niveli i ujit dhe stabilizohet situata pas ndërprerjes së shiut/ Hyseni: Vazhdon monitorimi i situatës në terren
  • Moti sot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Hizdri Gubetini: Jeta mes tokës dhe qiellit
Diasporë

Hizdri Gubetini: Jeta mes tokës dhe qiellit

adminBy adminMarch 25, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Hizdri Halit Gubetini lindi më 8 prill të vitit 1977 në Polenicë, paralagje e Podujevës, e njohur sot si Podujeva e Re. Qysh në fëmijëri, ëndrrat e tij nuk kishin kufij – ai nuk shihte vetëm përtej horizontit, por ëndërronte të sfidonte lartësitë dhe të fluturonte në qiell.

Dashuria e tij për fluturimin nuk ishte thjesht një pasion i çastit, por një thirrje e brendshme, një forcë që e shtynte të sfidonte gravitetin dhe të përjetonte lirinë që vetëm qielli mund t’i ofronte. E, dinte se mjeshtëria e parashutizmit bartte rreziqe të shumta, por asgjë nuk mund ta zmbrapste.

Në Kosovë dhe Shqipëri ku aeronautika nuk ishte një sport masiv, Hizdri Gubetini ishte ndër të paktët që sfidoi vështirësitë dhe punoi me përkushtim për ta popullarizuar këtë disiplinë të rrallë.

Image

Hizdri Halit Gubetini

Foto galeri

Në kushte të rënda pune, me këmbëngulje dhe pasion të pashtershëm, ai përballoi dhe sfidoi pengesat nga më të ndryshmet – duke mos u ndalur kurrë në rrugën e tij për të ngritur këtë sport në një nivel më të lartë.

Vetëmohimi dhe puna e tij e pandërprerë u shpërblyen me sukses të merituar. Hizdri Gubetini u stolis me trofe të shumta, duke shkëlqyer jo vetëm në garat rajonale, por edhe në ato ndërkombëtare. Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte ajo në garat prestigjioze ndërkombëtare “Oludeniz Air Games Festival”, të mbajtura më 20-24 tetor 2021, në Oludeniz – Fethiye, të Turqisë.

Në këtë garë me konkurrencë të jashtëzakonshme, ai la pas 55 aeronautistë të njohur të botës, duke dëshmuar talentin dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme.

Ky ishte një moment historik për të dhe një krenari për Kosovën e Shqipërinë, duke e vendosur atë në hartën e aeronautikës botërore.

Garat në të cilat ai mori pjesë përfshinin fluturimet në tandem, si dhe hedhjet “skydiving” dhe “wingsuit”, të cilat janë ndër disiplinat më të vështira dhe ekstreme të aeronautikës.

Përveç përkushtimit të madh dhe guximit të jashtëzakonshëm, këto fluturime kërkojnë një precizitet milimetrik, një kontroll absolut të trupit në ajër dhe një përgatitje të jashtëzakonshme teknike. Hizdri Gubetini zotëroi këto aftësi me mjeshtëri, duke e bërë atë një emër të njohur dhe të respektuar në botën e sporteve ajrore.

Një nga momentet më të jashtëzakonshme të karrierës së tij ishte edhe ai, kur, porsi një dallëndyshe,për pesë orë të plota qëndroi në një lartësi prej 3,000 metrash, mbi malet e Moknës të Burimit (ish-Istogu) duke kryer akrobacione ajrore që mahnitën të gjithë të pranishmit.

Ky akt ishte një dëshmi e përgatitjes së tij fizike dhe teknike, e disiplinës së tij të hekurt dhe e guximit të tij të rrallë.

Po ashtu fluturimet e tij në Llogara dhe Berat të Shqipërisë, si dhe në Prilep të Maqedonisë së Veriut, mbeten të paharrueshme për të gjithë ata që e njohën dhe e admiruan artin e tij të fluturimit. Në këto vende ai sfidoi erërat, lartësitë dhe gravitetin, duke e shndërruar qiellin në arenën e tij të triumfit.

Sukseset e tij nuk mbetën vetëm në kufijtë kombëtarë. Hizdri Gubetini theu rekorde dhe fitoi shumë medalje në garat e zhvilluara në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Turqi, Itali, Qipro, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme la pas konkurrentët më të mirë të botës, Hizdriu ngriti standardin e aeronautikës në rajon dhe u bë një ikonë e këtij sporti.

Përveç si pilot profesionist dhe kampion në sportet ajrore, Hizdri Gubetini dha një kontribut të rëndësishëm edhe si instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës.

Ai ndau përvojën dhe pasionin e tij me gjeneratat e reja, duke ua mësuar atyre teknikat dhe sigurinë e fluturimit. Për shumë të rinj që e ëndërronin qiellin, Hizi siç e quanin shokë e miq ishte frymëzim dhe mentor. Ai jo vetëm që ua mësoi artin e aeronautikës,por ua largoi edhe frikën për t’i sfiduar lartësitë të gjithë debutuesve të këtij sporti.

Punën dhe sukseset e Hizdriut edhe sot i vlerësojnë lart të dyja Federatat e Aeronautikës së Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë nën një çati, duke e mbajtur gjallë pasionin dhe vizionin që ai la pas.

Një vlerësim të veçantë të arriturave të Hizdiut, çdoherë ua ka bërë z. Alket Islami, kryetar i Federatës Aeronautike të Shqipërisë. Ai, Hizriun e cilëson si një figurë markante të aeronautikës shqiptare.

Z.Alket Islami në kujtimin të jetës dhe veprës së Hizdriut, çdo vit, në bashkëpunim me vëllezërit Arbër dhe Zyber Krasniqi, udhëheqës të Federatës Aeronautike të Kosovës, organizojnë gara të fluturimeve me emrin e Hizdri Gubetinit.

Ky aktivitet jo vetëm që mban gjallë trashëgiminë e tij, por edhe i motivon të rinjtë që të ndjekin rrugën e Hizdriut.

Trashëgimia e tij nuk ndalet këtu. Pas vdekjes së Hizdriut, me guxim dhe vendosmëri, këtij sporti i është qasur edhe i biri, Almiri, duke ndjekur gjurmët e babait të tij dhe duke vazhduar ëndrrën e tij për të pushtuar qiellin.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Komunës së Podujevës i është propozuar që një rrugë apo një klub i aeronautikës të emërtohet me emrin e Hizdri Gubetinit.

Ky do të ishte një homazh i denjë për një njeri që i dha shpirt aeronautikës dhe që ngriti lart emrin e Kosovës dhe Shqipërisë në sportet ajrore ndërkombëtare.

Ëndrra e Hizdriut për suksese të reja u ndërpre papritur natën e 6 dhjetorit të vitit 2021, kur atë e rrëmbeu vdekja e fshehtë dhe tinëzare derisa ishte duke punuar në dekorimin e oxhaqeve të kamp-shtëpizave në fshatin Delloc të Therandës./ARIF EJUPI/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorë po qëndron në Zvicër

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Kërkohet nga qytetarët e Komunës së Gjilanit që pësuan nga reshjet e shiut që të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve

By adminNovember 21, 2025

Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, i udhëhequr nga kryesuesi…

Ndërron jetë një qytetar në Gjilan i cili papritmas ishte rrëzuar derisa po ecte rrugës

November 21, 2025

Shenohet përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në Kamenicë

November 21, 2025

Brenda një jave janë shqiptuar mbi 1 mijë e 60 gjoba trafiku në Rajonin e Gjilanit

November 21, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kërkohet nga qytetarët e Komunës së Gjilanit që pësuan nga reshjet e shiut që të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve

November 21, 2025

Ndërron jetë një qytetar në Gjilan i cili papritmas ishte rrëzuar derisa po ecte rrugës

November 21, 2025

Shenohet përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në Kamenicë

November 21, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.