Policia po e heton një rast të zhdukjes së dy personave të mitur nga Kopernica e Kamenicës, bëjnë me dije burimet zyrtare policore.
Personi që ka raportuar në polici ka thënë se djali i tij së bashku me një familiar të tyre poashtu i mitur, janë larguar nga shtëpia pasditën e djeshme dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre./GJILANI INFO/


