Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe anasjelltas, pikë
Opinione

Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe anasjelltas, pikë

adminBy adminSeptember 2, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

A është Adem Jashari heroi Kombëtar i Shqipërisë apo vetëm i Kosovës? Kjo është pyetje koti, sepse çfarë është e Kosovës është edhe Shqipërisë dhe e kundërta, pavarësisht flamujve të sotëm apo pasaportave të ndryshme.

1. Bac, nëse ti nuk je heroi im as Çerçiz Topulli nuk është heroi i shqiptarëve të Kosovës! Por:

2. Bac, Çerciz Topulli luftoi si ti për Shqypni. Në këtë botë dhe në atë tjetrën, kush lufton për Shqypnin e tij, por edhe timen, është heroi im.
3. Bac ti je heroi im sepse unë flas dhe mendoj shqip. Kudo ku flitet shqip, kudo ku mendohet shqip apo kushdo që ndihet me pak Shqipni brenda vetes, ka të njëjtat vlera si në veri dhe në jug të maleve tona.
4. Bac, komandant, foli pak shqipove televizive se kanë filluar me na nda heronjtë dhe fitimtarët! Kanë filluar të ngatërrojnë meritat njerëzore me ato shtetërore.

5. Bac, Rita Ora dhe Dua Lipa e të tjera si ato, janë nga Kosova e Shqipërisë. Kosova nuk është një krahinë autonome e Shqipërisë, është një Shqipëri tjetër e shkëputur nga Shqipëria mëmë. Kanë meritat e tyre për ato që kanë arrit. Por, në thelb, janë shqiptare, janë shqiptare të Kosovës që flasin shqip.

6. Këto marrinat se çfarë është e Kosovës i takon vetëm asaj vlen vetëm për letra, vula e foto. Çfarë është shqiptare me nder, është arsye për të jetuar mirë.

7. Ne bëjmë një gabim të madh kur mendojmë se ka vetëm heronj e fitimtare në kaq pak vite shtet të Kosovës. Domethënë: Kosova tani ka heronj dhe fitimtarë modernë. Çfarë kishte me herët i ka bashkë Tirana dhe Prishtina, çfarë ka tani, i ka vetëm Prishtina zyrtare të sajat, jo me Tiranën.

8. Shqiptarët e Kosovës kanë meritat e tyre në jetën e përditshme edhe kur ata i kalojnë ato dhe dalin më lartë se shqiptarët e Shqipërisë. Kjo për arsyet e tyre njerëzore dhe politike. Në fund, ata mbeten shqiptarë dhe nuk mund t’i takojnë një kombi kosovar i cili nuk bën gjë tjetër veçse flet dhe mendon shqip. Edhe në WC madje shkon shqip. Termi Komb Kosovar më kujton ndasitë tona të përhershme. Mbase Dua Lipa dhe Rita Ora krenojnë vetëm familjet dhe buxhetin e tyre në këtë mot të globalizmit.

9. Çfarë është shqip, nuk është as e Prishtinës dhe as e Tiranës. Është shqiptare dhe pikë.

10. Tirana dhe Prishtina përballë të qenit tok, në fillim janë shqiptare pastaj përcaktime të prekshme ndjesore apo mendore.

11. Po Migjeni, Gjergj Fishta, Anton Pashku, Azem Shkreli, Sabri Hamiti, Ali Podrimja, Adem Demaçi, At Zef Pllumi, Petro Nini Luarasi të kujt janë? S’ka si mos të jene të Kosovës as Motrat Qiriazi!

12. Ne në shkollat tona mësojmë të njëjtët heronj e fitimtarë; ata janë frymëzues si këtej dhe andej kufirit. Por, në jetën moderne shqiptare heronjtë dhe festat na ndahen pak, sepse kështu janë kushtet tona sot. Këtu gabohen të gjithë!

13. Nëse Shaqiri, Dua Lipa, Rita Ora janë vetëm shqiptarë të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, në atë botë dhe në këtë botë i bie që Migjeni dhe Gjergj Fishta nuk janë të Kosovës?!

14. Rita Ora është atje ku është për shkak të meritave të saja, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria mburren me Rita Orën me shkak dhe pasojë, se nuk i dhanë një jetë më të mirë, dhe sa mirë që nuk ia dhanë një jetë më të mirë se ndryshe nuk do të kishim atë Rita Ora që kemi sot. Do të kishte humbur keq nëpër Prishtinë e Tiranë.

15. Po ashtu edhe Mira Murati është atje ku është për shkak të aftësisë së saj, as të Tiranës e as të Prishtinës. Por, Mira Murati nga Vlora është e çdo shqiptari që ndihet shqiptar me komb shqiptar.

16. Dëgjoni: Mos ngatërroni aftësitë personale me të folurin shqip. Çfarë është e Kosovës është edhe e Shqipërisë dhe e kundërta.

17. Ali Podrimja mësohet si në Tiranë dhe në Prishtinë.

18. Çohu o Anton Çetta e pajtoji shqiptarët se kanë filluar me i nda heronjtë e fitimtarët.

19. Çohu o Gjovalin Gjadri e na bëj një urë me tregu se çfarë është shqip është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht pasaportës.

20. Lum ai apo ajo fëmijë që ka le me nënë nga Prishtina e me babë nga Tirana se nuk kanë çfarë i thonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.