Suhareka ka vazhduar me rezultate të mira në elitën e futbollit të Kosovës duke fituar edhe ndaj Gjilanit me rezultat 3:2 në takimin e javës së katërt.
Stjepoviq në minutën e 80-të dhe Rexhaj në atë të 86-tën bënë përmbysjen e rezultatit.
Gjilani mbetet pa një lojtar në minutën e 42-të, Kushtrim Shabani u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo i kushtoi shtrenjtë në vazhdim të takimit.
Gjilani mbetet ende pa fitore.
Për Suharekën shënoi Zeka (17’), Stjepoviq (80’) e Rexhaj (86’) dhe për Gjilanin shënuan Rrahmani (14’), Jaroviq (37’).
Suhareka renditet në vend të tretë me 7 pikë dhe Gjilani në të tetin me 2 sosh./GJILANI INFO/