Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

September 25, 2026

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
  • Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
  • Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
  • Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
  • Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
  • Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
  • Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Filmi kosovar në gjumë!
Opinione

Filmi kosovar në gjumë!

adminBy adminOctober 8, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan Skender Berisha

Është bërë trend në kinematografinë kosovare, që pjesa dërmuese e filmave të pasluftës, të trajtohen vetëm tematika të cilat nuk japin shpresë, nuk japin motiv pozitiv, nuk po mund të shtyjnë publikun përpara me tema pozitive, duke vënë në pikëpyetje edhe zhvillimin e kinematografisë në ritme më të shpejta dhe konkurruese.

Dihet qartë se ish regjimi, në ish Jugosllavi, nuk ka qenë i preokupuar në zhvillimin e kinemasë dhe filmit në këtë Kosovë, për arsye nga më të ndryshmet, por me kalimin e kohës, sidomos nga paslufta, filmi ka patur një zhvillim më ndryshe, por vështirësitë financiare e kanë vënë në dilemë mbarëvajtjen e punës dhe zhvillimeve në drejtimin e duhur.

Por, të shikojmë në një këndvështrim tjetër.

Fillimisht filmi i metrazhit të shkurtër, dhe ai i metrazhit të gjatë, janë fokusuar në trajtimin e tematikave të “zhanrit “që nuk japin motiv, që aq shumë ka patur nevojë ky popull, nevoja për pozitivitet, për kulturën, për familjen e shëndoshë, përmes filmit të përcillet dashuria e një familjeje ku mund të jetë ambicie e të gjithëve, sidomos për gjeneratat e reja, të cilët ndjekin filmin e skenës botërore dhe kanë përpara një mori alternativash, dhe ata as që provojnë të shohin një film vendor, ku pjesa dërmuese e tyre janë me tematika dhunimi.

Natyrisht nuk duhet anashkaluar as këto tema pa i trajtuar, por jo pjesa e madhe e tyre të jetë e këtij zhanri.

Është shumë e natyrshme që nuk mundet të përcillet trendi i zhvillimeve të kinematografisë botërore, por një gjë është e mundur, që tematika e përzgjedhur të jetë motivuese, me tema që jep shpresë për vendin dhe jep kënaqësi kur ulesh para ekranit.

Lufta ka lënë pasojat e saj, por asnjëherë nuk duhet konsideruar se gjithçka duhet të lidhet me luftën.

Ushqimi i ndjenjës së të qenit patriot me tema të së kaluarës jo domosdoshmërisht është obligim i një personi.

Njeriu patriotizmin e tij e shpreh edhe me respektin ndaj tjetrit, respektin ndaj vendit të tij, duke qenë taksapagues i rregullt, duke përfshirë veten e tij edhe në punë vullnetare me aktivitete të ndryshme, duke respektuar Institucionet e vendit e kështu me radhë.

Prandaj, filmi vendorë ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve, e veçmas nga Institucionet e shtetit, e që më pas ky bashkëpunim sjell para publikut filma të zhanreve të ndryshme dhe me motive nga më të ndryshmet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

By adminSeptember 25, 2026

Në Viti u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë,…

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit

September 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

September 25, 2026

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.